>
BIOSHQIP

Fatjeta Barbullushi Me Këngën E Armendit Në Çelësi Muzikor 7

18-04-2013
Këngëtarja e njohur shkodrane, Fatjeta Barbullushi, për herë të parë ka konkurruar në festivalin “Çelësi Muzikor“, në edicionin e shtatë të tij.

Këngëtarja ka zgjedhur çiftin Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku të këndojë një krijim të tyre për t’u paraqitur denjësisht në këtë event të muzikës.

Kënga mban titullin “Zotëria” dhe është e zhanrit rok-baladë dhe do të performojë në natën e parë garuese të premten mbrëma në ÇM7.

Fatjeta, e cila vepron dhe jeton në Zvicër, njihet për shumë hite, siç janë “Pashë dy sytë në ballë”, apo edhe dueti me Danin.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Fatjeta Barbullushi Me Këngën E Armendit Në Çelësi Muzikor 7