Festivali i 45-të në RTSH
F rederik Ndoci do të jetë përfaqësuesi i Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës, që do të mbahet në Finlandë, më 10 Maj të këtij viti.
Balada e Gurit, kënga e kompozuar nga Adrian Hila dhe me tekst të Pandi Laços ka marrë votat maksimale .Festivali i Këngës në Radiotelevizion, u zhvillua në Tiranë në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor. Juria e përbërë nga Prof. Shpëtim Kushta, kompozitor, Prof. Nora Cashku, pianiste, Peter Shmid, kompozitor gjerman, Valton Beqiri, kompozitor, Vojsava Nelo, poete, Flamur Shehu, kompozitor dhe Sherif Merdani, këngëtar, vlerësoi me çmimin e dytë këngëtaren Rosela Gjibegu me këngën Pa ty, pa mua dhe në vendin e tretë u rendit kënga Ku është dashuria, interpretuar nga Mariza Ikonomi. Mes 16 këngëtarëve finalistë të festivalit, binin në sy emra të njohur të skenës, si Alberie Hadërgjonaj, Alban Skënderaj, Arbër Arapi, Greta Koçi, Jonida Maliqi, Eliza Hoxha, Sajmir Braho, Evis Mula, etj. Edicioni i sivjetshëm i festivalit festoi 45-vjetorin e krijimit të tij, ndaj dhe regjizori Pali Kuke kishte zgjedhur një mënyrë të vecantë për realizimin e tij, duke e ndërthurur me spektaklin si dhe talkshow që u eksperimentua për të parën herë këtë vit. Edhe këtë vit, prezantimi i festivalit ishte në duart e sigurta të Adi Krastës, që shoqërohej nga dy vajza simpatike, Vesa Luma, këngëtarja nga Kosova dhe Ermela Teli aktore nga Tirana.
Në skenën e realizuar nga skenografi Bashkim Zahaj, janë ngjitur të ftuar specialë, si këngëtari i mirënjohur i muzikës italiane Micelle Zarrillo, por edhe artistë shqiptarë që i kanë munguar skenës së festivaleve prej vitesh. Pas pesë vitesh, u ngjit në skenën e pallatit të kongreseve dhe e mirënjo-hura Aurela Gace, duke risjellë para publikut shqiptar hitin e saj Fati ynë shpresë dhe marrëzi, kompozim i të madhit Ferdinand Deda e më pas interpretimin e këngës Lule lule, maca -maca. Gjatë minutave të spektaklit, juria kishte kohën në dispozicion për të marrë vendimet mbi fituesit. Ndryshe nga vitet e kaluara, juria ka votuar në mënyrë të hapur. Nostalgjia në vite ka ngjitur në skenë edhe drejtuesen e parë të festivalit të këngës, Margarita Xhepa. Të ftuarit Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Anjeza Shahini, Marsida Saraçi dhe Eneida Tarifa interpretuan këngë të viteve. I ftuar i natës finale ishte edhe ish-bashkëpu-nëtori i Celentanos, Don Backy.
Një pjesë e rëndësishme e edicionit të sivjetshëm ishte edhe kthimi pas në vite nga Festivali i Parë i Këngës, nëpërmjet sekuencave të marra nga interpretimet e finalistëve ndër vite, ku dominonte e madhja Vace Zela, me 9 çmime të para. Krijimtaria e sivjetshme e Festivalit linte shumë për të dëshiruar, kjo pasi mania për të sjellë në skenë këngë me instrumente popullorë la mënjanë ritmet folk të këngës, duke bërë që shumë prej interpretimeve të jenë ritme komerciale.
FESTIVALI XLV I KENGES NE RADIOTELEVIZION
dhjetor Viti 2006 - Salla e Pallatit te Kongreseve
Drejtor i Festivalit: Zamira Koleci
Drejtor artistik: Edmond Zhulali
Regjisor: Pali Kuke
Skenograf: Bashkim Zahaj
Orkestra Simfonike e RadioTelevizionit
ÇMIMI I PARE
Titulli i këngës: Balada e Gurit
Muzika: Adrian Hila
Teksti: Pandi Laço
Këndon: Frederik Ndoci
Orkestruesi: Adrian Hila
Festivali i 45-të në RTSH (Tekste & Video)
- 1Te Jetosh ?!Sajmir Çili(Muz.: Sajmir Çili, Tex.: Suela Kalaja, Ork.: Sajmir Çili)
- 2Do Të Shkruaj Një LetërSonila Mara(Muz.: Sonila Mara, Tex.: Sonila Mara)
- 3HajdeErvin Bushati(Muz.: Jetmir Mehmeti, Tex.: Jorgo Papingji, Ork.: Jetmir Mehmeti)
- 4Jemi Kaq Të LargëtVoltan Prodani & Alfred Habibi(Muz.: Voltan Prodani, Tex.: Alfred Habibi)
- 5Kepi I Shpresës Së MirëBesiana Mehmedi & Mustafa Ymeri(Tex.: Alush Hamiti)
- 6Ylli Im PolarSamanta Karavella(Tex.: Arben Duka)
- 7Mik I DhimbjesSajmir Braho(Muz.: Endri Sina, Tex.: Sajmir Braho, Ork.: Endri Sina)
- 8Blozë E BardhëGerta Tafa(Muz.: Petrit Terkuci)
- 9Dua Të Jem (Thuje, Thuje)Silva Gunbardhi(Muz.: Adrian Hila, Tex.: Rozana Radi, Ork.: Adrian Hila)
- 10Ne Apo Kjo KohëEtmond Mancaku(Muz.: Etmond Mancaku, Tex.: Alma Meraj, Ork.: Etmond Mancaku)
- 11Kjo Është JetaKujtim Prodani(Muz.: Kujtim Prodani, Tex.: Arben Duka)
- 12SiluetëAndi Kongo(Muz.: Andi Kongo)
- 13Rrëfim Në MesnatëEvis Mula(Muz.: Osman Mula, Ork.: Gjergj Leka)
- 14Fjala Do ShpirtErion Korini(Muz.: Gramoz Kozeli, Tex.: Gjergj Jorgaqi, Ork.: Gramoz Kozeli)
- 15Valle Perse…..?Joe Artid Fejzo(Muz.: Joe Artid Fejzo, Ork.: Joe Artid Fejzo)
- 16Në Fund Të BotësArbër Arapi(Muz.: Sokol Marsi, Tex.: Sokol Marsi, Ork.: Shpëtim Saraçi)
- 17Ah Jetë, Oh JetëHersiana Matmuja(Muz.: Frederik Ndoci, Tex.: Frederik Ndoci, Ork.: Edison Miso)
- 18Të Dua Zemër Ty Të DuaAlbërije Hadërgjonaj(Muz.: Luan Zhegu, Tex.: Timo Flloko, Ork.: Shpëtim Saraçi)
- 19Ëndrra ImeTonin Marku(Muz.: Tonin Marku, Tex.: Agim Doçi, Ork.: Tonin Marku)
- 20Trill I Një NateMateus Frroku(Muz.: Adrian Jorgji)
- 21Nata E FunditEvans Rama(Muz.: Evans Rama & Fabian Asllani, Tex.: Ilir Hoxha, Ork.: Fabian Asllani)
- 22Mos PerëndoSfinks(Tex.: Irma Kurti)
- 23Ti Më DoRovena Stefa(Muz.: Eroll Jakupi, Tex.: Fatmir Muja)
- 24Hajde SonteEliza Hoxha(Muz.: Enis Presheva, Tex.: Eliza Hoxha, Ork.: Enis Presheva)
- 25Pa IdentitetJonida Maliqi(Muz.: Florent Boshnjaku, Tex.: Pandi Laço, Ork.: Florent Boshnjaku)
- 26Eja ZemërGreta Koçi(Muz.: Genti Lako, Tex.: Arben Duka, Ork.: Genti Lako)
- 27Por Ti Mos TregoAmarda Arkaxhiu(Muz.: Klodian Qafoku, Tex.: Arben Duka, Ork.: Klodian Qafoku)
- 28Pa Ty, Pa MuaRosela Gjylbegu(Muz.: Pirro Çako, Tex.: Agron Tufa, Ork.: Shpëtim Saraçi)
- 29Ku Është DashuriaMariza Ikonomi(Muz.: Kristi Popa, Tex.: Florian Zyka, Ork.: Kristi Popa)
- 30Balada E GuritFrederik Ndoci Ft. Aida Ndoci(Muz.: Adrian Hila, Tex.: Pandi Laço, Ork.: Adrian Hila)
- 31EklipsAlban Skënderaj(Muz.: Alban Skënderaj, Tex.: Alban Skënderaj, Ork.: Alban Skënderaj)
Komente 0