TEKSTESHQIP
Festivali i 31-të në RTSH
Festivali i 31-të i Këngës në RTSH u zhvillua në Tiranë në fundin e dhjetorit të vitit 1992.

Kënga fituese u shpall “Pesha e fatit”, kënduar nga Aleksandër Gjoka, Manjola Nallbani dhe Viktor Tahiraj.

Në këtë vit për herë të parë ndryshe nga herët e tjera do të bëhej një përjashtim,Adelina Ismaili merr pjesë në Festivalin e Radio Televizonit Shqiptar (festival te rriturrish, dhe jo femijësh në Shqipëri ) ku prezantohet me këngën "Mos ma gjuaj diellin me gurë" shkruar dhe kompozuar nga Ilir Shaqiri. Përkunder moshës së vogël, komisioni i Festivalit të RTSH-së për herë të parë në këtë festival bëjnë përjashtim duke pranuar një femijë në festival të rriturish.

Performansa e Adelinës së vogël zgjon ovacione të publikut në "Pallatin e Kongreseve" në Tiranë dhe Juria Profesionale bën përjashtim, duke futur në Dhjetëshën e Parë Fituese një fëmijë.Adelina Ismaili shpërblehet me çmimin "Debutantja më e mirë" në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar. Ishte hera e parë që në këtë festival u paraqitë një frymë e re me këngëtaren e madhe Adelina Ismaili.
Festivali i 31-të në RTSH (1992)
  • Festivali i 31-të në RTSH
  • Viti: 1992
  • Pallati i Kongreseve, TIRANE
  • Prezantuesit: Dritan Boriçi, Fjoralba Shehu, Sokol Balza & Rudina Magjistari
  • TV: TVSH
  • Radio: Radio Tirana