Festivali i 52-të në RTSH
Festivali i 52-të i RTSH-së u mbajt në një skenë gjigante, mjaft të bukur të ngritur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Orkestra ishte në nivel për performancat ‘live’ të 16 artistëve, të cilët shkuan direkt në finale, në mungesë të pjesëmarrjeve të artistëve.
Morrën pjesë edhe dështakët e edicioneve të kaluara në Eurovision, Luiz Ejlli dhe Frederik Ndoci, që më shumë se gjithçka tjetër foli për cilësinë e këtij festivali.
Si do që të jetë, performuan edhe artistë të rinj, relativisht të njohur në skenë, e shumica e këngëve u karakterizuan me balada, trend ky tipik për vendet ballkanase, edhe pse Eurovisioni është festival modern.
Grupi Lynx, Lindi Islami dhe Venera Lumani ishin ata që ngritën publikun në ovacion me performancat e tyre.
Por, nuk ishin të lartpërmendurit ata që i bënë krenarë teleshikuesit. Në fakt ishte këngëtarja sensacionale, Elhaida Dani, ajo e cila shkëlqeu në performancë të lirë pa qenë konkurrente, duke interpretuar ‘live’ disa këngë tradiconale shqipe, ashtu sikurse këngën “Adaggio” –interpretime këto të cilat lanë pa fjalë publikun.
Në fund antarët e jurisë votuan për më të mirët dhe fituesja e çmimit të parë që dërgon në Eurovision Song Contest, u shpall Hersi Matmuja, me këngën “Zemërim i një nate”.
Çmimin e dytë e zuri kënga “Me ty” nën interpresim të Klodian Kaçani, kurse vendin e tretë e fitoi Saimir Braho me këngën “Grua”.
Lista e këngëve pjesëmarrëse në festivalin e 52-të të RTSH-së:
Zemërimi i një nate (One night’s anger) - Herciana Matmuja
Jam larg (I'm far away) - Besiana Mehmeti and Shkodran Tolaj
Kthehu (Come back) - Luiz Ejlli
Një ditë shprese (One hopeful day) - Frederik Ndoci
Jeta në orën 4 (Life at 4 o’clock) - Orges Toce
Me ty (With you) - Klodian Kacani
Natë e pare (First night) - Venera Lumani dhe Lindi Islami
Mikja ime (My friend) - Blerina Braka
Ëndërrat janë ëndërra (Dreams are dreams) - Xhejsi Jorgaqi
Kur qielli qan (When the sky cries) - Xhejn & Enxhi Kumrija
Princesha (The Princess) - Lynx
Ti mungon (You’re missing) - Marjeta Billo
Grua (Wife) - Sajmir Braho
Në zemër (In the heart) - Rezarta Smaja
Vetëm për ty (Only for you) - Saviana Verdha dhe Edmond Mancaku
Nuk e di (I don’t know) - Renis Gjoka
Festivali i 52-të në RTSH (Tekste & Video)
- 1Me TyKlodian Kaçani(Muz.: Klodian Qafoku, Tex.: Florian Zyka, Ork.: Klodian Qafoku)
- 2Një Ditë ShpreseFrederik Ndoci(Muz.: Frederik Ndoci, Tex.: Agim Doçi, Ork.: Endri Sina)
- 3Natë E PareVenera Lumani & Lind Islami(Muz.: Endrit Shani, Tex.: Olti Curri, Ork.: Endrit Shani)
- 4MjegullaRenis Gjoka(Muz.: Renis Gjoka & Adelina Tahiri, Tex.: Edmond Tupe, Ork.: Gent Myftaraj)
- 5GruaSajmir Braho(Muz.: Endri Sina, Tex.: Sajmir Braho, Ork.: Endri Sina)
- 6Jam LargBesiana Mehmedi & Shkodran Tolaj(Muz.: Vullnet Ibraimi, Tex.: Vullnet Ibraimi, Ork.: Vullnet Ibraimi)
- 7JehonaGrupi Na(Muz.: Enis Mullaj, Tex.: Enis Mullaj, Ork.: Enis Mullaj)
- 8Zemërimi I Një NateHersiana Matmuja(Muz.: Genti Lako, Tex.: Jorgo Papingji, Ork.: Genti Lako)
- 9Ti MungonMarjeta Billo(Muz.: Lambert Jorganxhi, Tex.: Florian Zyka, Ork.: Lambert Jorganxhi)
- 10Ëndërrat Janë ËndërraXhejsi Jorgaqi(Muz.: Xhejsi Jorgaqi, Tex.: Xhejsi Jorgaqi, Ork.: Gjergj Jorgaqi)
- 11Vetëm Për TyEtmond Mancaku & Entela Zhula(Muz.: Etmond Mancaku, Tex.: Alma Meraj, Ork.: Etmond Mancaku)
- 12PrinceshaLynx(Muz.: Lynx, Tex.: Lynx, Ork.: Lynx)
- 13KthehuLuiz Ejlli(Muz.: Marjan Deda, Tex.: Sokol Marsi, Ork.: Marjan Deda)
- 14Kur Qielli QanXhejn Kumrija & Enxhi Kumrija(Muz.: Enxhi Kumrija & Xhejn Kumrija (JANEX), Tex.: Xhejn Kumrija (JANEX), Ork.: Enxhi Kumrija)
- 15Mikja ImeBlerina Braka(Muz.: Gramoz Kozeli, Tex.: Gramoz Kozeli, Ork.: De Vox)
- 16Në ZemërRezarta Smaja(Muz.: Sokol Marsi, Tex.: Sokol Marsi, Ork.: Sokol Marsi)
Komente 1