Festivali i 46-të në RTSH
dhjetor 2007 - Salla e Pallatit te Kongreseve
Olta Boka eshte fituesja e festivalit te 46-te te kenges ne radio televizionin shqiptar.
Me kengen e saj "Zemrën lamë peng" do te jete dhe perfaqesuese e shqiperise ne Eurovision 2008.
Nje cmim i pare qe ka shkaktuar edhe shume polemika nder pretendent dhe ne juri.
E gjendur si "Liza në botën e çudirave", pavarësisht zanafillës së debateve të lindura pas vlerësimit të më të mirës së Festivalit të 46-të të këngës në RTSH,
gjithë pesha bie mbi fituesen e kësaj gare, Olta Bokës, një vajze të re, që papritur shfaqet në skenën e madhe të festivalit dhe papritur rrëmben çmimin e parë. Është një zbulim i "Gjeniut të vogël" dhe është e para herë që ajo përballet me një emocion të tillë. Por jo vetëm pesha e gjithë këtij debati të nisur që mbrëmjen e së dielës, por edhe reagimet e këngëtarëve të tjerë, pjesëmarrës në këtë garë, pas deklarimit të emrit të saj si fituese kanë qenë të aspra kundrejt saj, një 16-vjeçareje që hipën për herë të parë
në skenë dhe falë talentit korr sukses. Dhe janë jo të paktë, por emra të njohur të muzikës, që jo vetëm s’e kanë uruar apo përshëndetur, por edhe kanë folur keq
për të, e cila e vetme ka pritur në backstage deklarimin e pikëve. Olta Boka është nxënëse e gjimnazit "Sami Frashëri" në Tiranë, e cila rrëmbeu një trofe të papritur
për të, e treguar mjaft qartë nëpërmjet lotëve të saj. Fituesja e çmimit të parë në Festivalin e Këngës në RTSH, vetëm pak çaste pas marrjes së çmimit është
shprehur se ky moment e ka ndryshuar tërësisht jetën e saj. Duket se lotët që i kanë nisur qysh në momentin kur dëgjoi emrin si fituese, nuk ka mundur t’i ndalë edhe pasi mori në duar trofeun. Por si ndjehet Olta pas kësaj fitore? "Duke qenë se është hera e parë që marr pjesë është një kënaqësi shumë e madhe që nuk e kisha imagjinuar dhe madje, që ende nuk arrij ta besoj", shprehet ajo mes lotëve, e cila e kontaktuar paraditen e djeshme nga gazeta "Panorama" ka vazhduar rregullisht orët e mësimit në shkollë, ku e prisnin edhe mjaft urime nga shoqëria. "Çmimi i parë do të thotë shumë, do të thotë gjithçka, do të thotë vetë jetën time. Ky çmim vërtet më ka ndryshuar jetën. Dhe nuk di çfarë të them për Eurosong, atje do ta shohim, do e përballoj ose jo", ka shtuar Boka për gazetën, duke thënë se ky çmim i jep më shumë përgjegjësi, por ndoshta edhe do ta inkurajojë më shumë.
Drejtor i Festivalit: Zamira Koleci
Drejtor artistik: Edmond Zhulali
Regjisor: Pali Kuke
Skenograf: Bashkim Zahaj
Skenari:
Dirigjent: Jetmir Barbullushi, Oleg Arapi, Selim Ishmaku,
Orkestra Simfonike e RadioTelevizionit
Prezantues:
ÇMIMI I PARE
Titulli i këngës: Zemrën e lamë peng
Muzika: Adrian Hila
Teksti: Pandi Laço
Këndon: Olta Boka
Orkestruesi: Adrian Hila
ÇMIMI I DYTE
Titulli i këngës: Jeta kërkon dashuri?
Muzika: Edmond Zhulali
Teksti: Agim Doçi
Këndon: Flaka Krelani/Doruntina Disha
Orkestruesi: Edmond Zhulali
ÇMIMI I TRETE
Titulli i këngës: Një qiell i ri
Muzika: Endri Sina
Teksti: Saimir Braho
Këndon: Juliana Pasha
Orkestruesi: Endri Sina
Festivali i 46-të në RTSH (Tekste & Video)
- 1Jeta Kerkon DashuriFlaka Krelani & Doruntina Disha(Muz.: Edmond Zhulali, Tex.: Agim Doçi, Ork.: Edmond Zhulali)
- 2S'ka Fajtor Ne DashuriJonida Maliqi(Muz.: Klodian Qafoku, Tex.: Timo Flloko, Ork.: Klodian Qafoku)
- 3K'te Nate Te DyJoe Artid Fejzo(Muz.: Joe Artid Fejzo, Tex.: Pandi Laço, Ork.: Joe Artid Fejzo)
- 4Nje Nate Per MuaVesa Luma(Muz.: Florent Boshnjaku, Tex.: Aida Baraku, Ork.: Florent Boshnjaku)
- 5Drita E HenesEvans Rama(Muz.: Heldi Kraja, Tex.: Heldi Kraja, Ork.: Heldi Kraja)
- 6Mall I TreturMariza Ikonomi(Muz.: Genti Lako, Tex.: Arben Duka, Ork.: Genti Lako)
- 7RrefimiRovena Dilo(Muz.: Armend Rexhepagiqi, Tex.: Aida Baraku, Ork.: Darko Dimitrov)
- 8Pse U Harrua DashuriaSamanta Karavella(Muz.: Luan Zhegu, Tex.: Agim Doçi, Ork.: Alban Male)
- 9Ninulle Per TySajmir Çili(Muz.: Sajmir Çili, Tex.: Suela Kalaja, Ork.: Sajmir Çili)
- 10Mos Thuaj JoAdela Bezhani(Muz.: Petrit Terkuci)
- 1130 SekondaProdukt 28(Muz.: Produkt 28, Tex.: Produkt 28, Ork.: Shpëtim Saraçi)
- 12Kujt I Them Te DuaAgim Poshka(Muz.: Agim Poshka, Ork.: Agim Poshka)
- 13Veç Dashuri (30 Minuta)Ada Gurra(Muz.: Agim Rrëza)
- 14Nje Qiell Te RiJuliana Pasha(Muz.: Endri Sina, Tex.: Sajmir Braho, Ork.: Endri Sina)
- 15Pse E Humbe DashurineVoltan Prodani(Muz.: Voltan Prodani, Ork.: Voltan Prodani)
- 16Testament DashurieAni Çuedari & Mateus Frroku(Tex.: Arben Duka)
- 17Zgjohem Nga HeshtjaBlerina Shalari(Muz.: Blerina Shalari, Tex.: Blerina Shalari, Ork.: Klodian Qafoku)
- 18Di Te JetojBesiana Mehmedi(Muz.: Korab Shaqiri, Ork.: Artan Kastrati)
- 19EndacakuDevis Xherahu(Ork.: Endri Sina)
- 20MallArbër Arapi(Muz.: Edmond Veizaj, Tex.: Lasgush Poradeci, Ork.: Edmond Veizaj)
- 21Tatuazh Ne KujteseKozma Dushi(Muz.: Edmond Rrapi, Ork.: Edmond Rrapi)
- 22Kjo Bote Merr Fryme Nga DashuriaManjola Nallbani(Muz.: Enver Shëngjergji, Tex.: Manjola Nallbani, Ork.: Klodian Qafoku)
- 23Po Lind Nje Yll (Botë Memece)Rosela Gjylbegu(Muz.: Sokol Marsi, Tex.: Jorgo Papingji, Ork.: Shpëtim Saraçi)
- 24Zemer BoshBlero(Muz.: Blero, Tex.: Blero, Ork.: Johan Bejerholm)
- 25Qyteti I DashuriseTeuta Kurti(Muz.: Florent Boshnjaku, Tex.: Aida Baraku, Ork.: Florent Boshnjaku)
- 26DhomaKthjellu(Muz.: Kthjellu, Tex.: Mentor Haziri, Ork.: Kthjellu)
- 27E Para LeterEneda Tarifa(Muz.: Shpëtim Saraçi, Tex.: Pandi Laço, Ork.: Shpëtim Saraçi)
- 28Nen Nje QiellMira Konci & Redon Makashi(Muz.: Shpëtim Saraçi, Tex.: Agim Doçi, Ork.: Shpëtim Saraçi)
- 29Zemren E Lame PengOlta Boka(Muz.: Adrian Hila, Tex.: Pandi Laço, Ork.: Adrian Hila)
- 30Natën Të KërkojaGreta Koçi(Muz.: Flamur Shehu, Tex.: Jorgo Papingji & Rozana Radi, Ork.: Darko Dimitrov)
Komente 0