TEKSTESHQIP

Fitnete Rexha
Fustani Me Pika
Lyrics

Fustani me pika
Sa hije të paska x2

Ngreje kokën pak moj shpirto
Sa të shof se plasa x2

Zanin ta nigjoje
Una ty përditë x2

Edhe rrugës ti kur shkoje
Sikur bojshe dritë x2

Në mëngjes të erdha
Me taku me ty-e x2

Aman se ç’mu dridhte zemra
Kur m’shikoje n’sy e x2

Ty të kam në men-e
Gjithë kah shkoj e vij-e x2

Gjumi natës nuk më zen
M’i more ment e mi x2

DËRGOI: