>
BIOSHQIP

Florian Beqiri, 12-Vjeçari Surprizë I “Këngës Magjike”

14-10-2012
Është i vogël në moshë, po sillet si djalë i madh. Nuk jep asnjë përgjigje pa u menduar, dhe përpiqet që të flasë bukur. Është i zgjuar dhe i shkathët. Përpos këtyre të gjithë e panë që është edhe një djalë shumë i talentuar. Florian Beqiri, vogëlushi nga Shkupi i emocionoi të gjithë me zërin e tij të veçantë gjatë duetit me Adrian Gaxhën. Ai konkurron në festivalin "Kënga Magjike" përkrah Adrianit me këngën "Ngjyra e kuqe" dhe thotë se është shumë i interesuar për klikimet apo votat që mund të ketë marrë kënga. Në vendlindje është i famshëm e i suksesshëm prej vitesh, dhe këtë po e arrin shpejt edhe në Tiranë. Për të vajzat e Tiranës janë më të bukura dhe i pëlqen të rrijë këtu, vetëm se e merr malli për familjen.

Flori kjo është hera e parë që viziton Tiranën? Është më e bukur se Shkupi, apo jo?
Jo. Tirana më pëlqen, po Shkupi është më i bukur.
Po vajzat ku janë më të bukura këtu apo atje?
Vajzat e Tiranës janë më të bukura.
Po e thua ngaqë të gjitha po të puthin, apo…
Në Shkup jam më i njohur dhe më puthin më shumë, po këtu se di pse, më pëlqejnë më tepër.
Të ka marrë malli për familjen? Qave në darkë për mamin kur shkuat në hotel?
Jo nuk qava. Vajzat qajnë, unë s'jam vajzë. Jam larguar edhe herë të tjera me ditë nga shtëpia. Kur erdha këtu në Tiranë ditën e parë nuk e kisha problem, po tani pas dy-tri ditësh se si po më duket. Por kam fol në telefon familjen. Mezi po pres të kthehem (qesh).
Po me mësimet si do ia bësh, se ke munguar gjithë këto ditë? Nuk të thonë gjë mësueset?
Do t'i plotësoj kur të kthehem. Mësuesit nuk më thonë gjë se e dinë që jam për punë.
Si të duket, u bëre i famshëm tani që dole tek "Kënga Magjike"?
Po edhe këtu po më njohin, sepse shumë njerëz po më thonë se e kanë pëlqyer këngën.
Nuk po e lëshon celularin nga dora… Të janë shtuar kërkesat e miqësisë nga vajzat në "Facebook"?
(qesh)Po më vijnë shumë kërkesa, po jo të gjitha i pranoj. I shikoj nga fotot ose nga emri dhe, ato që më pëlqejnë e më duken vajza serioze i pranoj. Pastaj shoh edhe "disponimin" që kanë në mesazhet që më sjellin, e kështu…
Ti je 12 vjeç. Sa vite ke që merresh me muzikë?
Që kur isha pesë vjeç këndoja. Kam kënduar nëpër festa, për Vitin e Ri, e më vonë fillova të këndoj nëpër dasma e lokale siç bëj tani.
Deri çfarë ore këndon?
Deri në dy, tre po edhe në orën katër të mëngjesit. Varet nga rasti.
Nuk të vjen gjumë?
Jo fare. Jam mësuar.
Mami dhe babi vijnë me ty kur këndon?
Po, po vijnë gjithmonë. Kudo që shkoj më shoqërojnë ata.
Çfarë punë bëjnë prindërit?
Shkruajnë tekste këngësh për këngëtarët dhe për mua.
Me Adrianin si shkon? Jeni shokë? Si të duket, u bëre më i famshëm se ai?
Shkoj shumë mirë. Ishim shokë, po tani jemi bërë shokë të ngushtë. Adriani është shumë i famshëm, dhe unë dua të bëhem si ai.
Kujt këngëtari do t'ia japësh 20 pikët e tua tek "Kënga Magjike"? Cila këngë të pëlqen më shumë deri tani?
Nuk e di se nuk i kam dëgjuar të gjitha. Deri tani vetëm këngët që ishin atë ditë me mua në konkurrim kam dëgjuar, se unë edhe pse nuk dukesha në ekran isha aty prej fillimit. Atë ditë më pëlqeu kënga e Elizës, ishte këngë e bukur.
Do na e tregosh kush është kjo vajza me të kuqe që i këndon Adriani? Apo i këndon ti?
Jo, unë jo. Unë nuk e di kush është. E di tekstshkruesi.(përsërit fjalët e Adrianit).
Vetë ti, ke një të dashur?
Jo, nuk kam (qesh). Është i vogël në moshë, po sillet si djalë i madh. Nuk jep asnjë përgjigje pa u menduar, dhe përpiqet që të flasë bukur. Është i zgjuar dhe i shkathët. Përpos këtyre të gjithë e panë që është edhe një djalë shumë i talentuar. Florian Beqiri, vogëlushi nga Shkupi i emocionoi të gjithë me zërin e tij të veçantë gjatë duetit me Adrian Gaxhën. Ai konkurron në festivalin "Kënga Magjike" përkrah Adrianit me këngën "Ngjyra e kuqe" dhe thotë se është shumë i interesuar për klikimet apo votat që mund të ketë marrë kënga. Në vendlindje është i famshëm e i suksesshëm prej vitesh, dhe këtë po e arrin shpejt edhe në Tiranë. Për të vajzat e Tiranës janë më të bukura dhe i pëlqen të rrijë këtu, vetëm se e merr malli për familjen.
Flori kjo është hera e parë që viziton Tiranën? Është më e bukur se Shkupi, apo jo?
Jo. Tirana më pëlqen, po Shkupi është më i bukur.
Po vajzat ku janë më të bukura këtu apo atje?
Vajzat e Tiranës janë më të bukura.
Po e thua ngaqë të gjitha po të puthin, apo…
Në Shkup jam më i njohur dhe më puthin më shumë, po këtu se di pse, më pëlqejnë më tepër.
Të ka marrë malli për familjen? Qave në darkë për mamin kur shkuat në hotel?
Jo nuk qava. Vajzat qajnë, unë s'jam vajzë. Jam larguar edhe herë të tjera me ditë nga shtëpia. Kur erdha këtu në Tiranë ditën e parë nuk e kisha problem, po tani pas dy-tri ditësh se si po më duket. Por kam fol në telefon familjen. Mezi po pres të kthehem (qesh).
Po me mësimet si do ia bësh, se ke munguar gjithë këto ditë? Nuk të thonë gjë mësueset?
Do t'i plotësoj kur të kthehem. Mësuesit nuk më thonë gjë se e dinë që jam për punë.
Si të duket, u bëre i famshëm tani që dole tek "Kënga Magjike"?
Po edhe këtu po më njohin, sepse shumë njerëz po më thonë se e kanë pëlqyer këngën.
Nuk po e lëshon celularin nga dora… Të janë shtuar kërkesat e miqësisë nga vajzat në "Facebook"?
(qesh)Po më vijnë shumë kërkesa, po jo të gjitha i pranoj. I shikoj nga fotot ose nga emri dhe, ato që më pëlqejnë e më duken vajza serioze i pranoj. Pastaj shoh edhe "disponimin" që kanë në mesazhet që më sjellin, e kështu…
Ti je 12 vjeç. Sa vite ke që merresh me muzikë?
Që kur isha pesë vjeç këndoja. Kam kënduar nëpër festa, për Vitin e Ri, e më vonë fillova të këndoj nëpër dasma e lokale siç bëj tani.
Deri çfarë ore këndon?
Deri në dy, tre po edhe në orën katër të mëngjesit. Varet nga rasti.
Nuk të vjen gjumë?
Jo fare. Jam mësuar.
Mami dhe babi vijnë me ty kur këndon?
Po, po vijnë gjithmonë. Kudo që shkoj më shoqërojnë ata.
Çfarë punë bëjnë prindërit?
Shkruajnë tekste këngësh për këngëtarët dhe për mua.
Me Adrianin si shkon? Jeni shokë? Si të duket, u bëre më i famshëm se ai?
Shkoj shumë mirë. Ishim shokë, po tani jemi bërë shokë të ngushtë. Adriani është shumë i famshëm, dhe unë dua të bëhem si ai.
Kujt këngëtari do t'ia japësh 20 pikët e tua tek "Kënga Magjike"? Cila këngë të pëlqen më shumë deri tani?
Nuk e di se nuk i kam dëgjuar të gjitha. Deri tani vetëm këngët që ishin atë ditë me mua në konkurrim kam dëgjuar, se unë edhe pse nuk dukesha në ekran isha aty prej fillimit. Atë ditë më pëlqeu kënga e Elizës, ishte këngë e bukur.
Do na e tregosh kush është kjo vajza me të kuqe që i këndon Adriani? Apo i këndon ti?
Jo, unë jo. Unë nuk e di kush është. E di tekstshkruesi.(përsërit fjalët e Adrianit).
Vetë ti, ke një të dashur?
Jo, nuk kam (qesh).
(MAPO)