>
BIOSHQIP

Florian Beqiri I Famshëm Sa Adriani

19-10-2012
Është pa dyshim një nga personazhet më të vegjël nga mosha që vetëm për një javë u bë shumë i famshëm, falë këngës së tij "Ngjyra e kuqe", e kënduar me Adrian Gaxhën në "Kënga Magjike".

Por Floriani 12- vjeçar thotë se ka shumë kërkesa edhe nga vajzat tani, sidomos në Facebook, por ai i zgjedh ato në bazë të emrit dhe fotos.

Florian Beqiri thotë se i pëlqen të bëhet i famshëm si Adrian Gaxha, ndërsa se prindërit e tij e lënë të këndojë deri në orët e vona të pasmesnatës, kur është në dasmë, pasi ai, megjithëse në këtë moshë, këndon nëpër dasma. Por, në rrëfimin e tij, ai tregon se në këtë moshë që është nuk e ka një vajzë, aq që e do, e as që e ka simpati.
(Maksim Gjokaj)

Florian Beqiri I Famshëm Sa Adriani