>
BIOSHQIP

Florian Beqiri, Justin Bieber-I Shqiptar

28-11-2012
Sapo ka publikuar kengen e dyte ne bashkepunim me Adrian Gaxhen, nje house remix te kenges shume te njohur "Xhamadani Vija Vija", nje dedikim per 100-vjetorin e Pavaresise.

Fjala, pra, eshte per Florianin e vogel nga Shkupi, qe nje dite do te behet "i madh" ne skenen muzikore. Ne duet me Adrianin shkojne shume bukur dhe kane rrembyer simpatine e te gjitheve me kengen "Ngjyra e kuqe" qe ndezi skenen e "Kenges Magjike" ndersa ne internet theu gjitha rekordet.

Per nje cast, Adriani dhe Floriani, na perkujtuan ciftin e njohur Usher dhe Justin Bieber ne fillet e karrieres. Nje histori e ngjashme, kur kengetari me fame Usher zbulon Bieber-in ne internet, atekohe ende i panjohur, dhe me pastaj, nen menaxhimin e Usher, ai u be njeri nder kengetaret e rinj me te njohur ne bote.

Tani, Adrian Gaxha eshte bere menaxher i Florianit te cilin do ta kete nen perkujdesje per 5 vjetet e ardhshem. Kurse Floriani simpatik, ka filluar qysh tash te rremben zemrat e gjitha femrave dhe pritet te behet nje "Justin Bieber" shqiptar.
(Albavipnews)

Florian Beqiri, Justin Bieber-I Shqiptar