>
BIOSHQIP

Ganimete Jashanica Kremton 30 Vjetorin E Martesës

04-05-2016
Ganimete Jashanica është njëra ndër këngëtaret më me vlera të muzikës sonë të pastër. Edhe pse ka bërë mbi 30 vjetë në skenë, ajo vazhdon të kultivojë ende melosin tonë popullor. Ka fituar mjaft çmime e mirënjohje, por duhet theksuar edhe ajo se kur ka debutuar Ganimete Jashanica me hitet e saj që dhe sot i përdorin artistët e rinj, kolegët e saj lakmonin të arrinin sa gjysma e saj. Të veçantë atë e bën zëri i saj karakteristik, i hollë e i ëmbël për veshin e dëgjuesit.

Sot për të është një ditë e veçantë, sepse kremton 30 vjetorin e martesës me bashkëshortin fjalëpak e zotëri me plot gojë, Ismetin. Stafi ynë i uron me gjithë zemër të festojë edhe 100 përvjetore të këtilla dhe zëri i saj të mos pushojë kurrë për të na kënaqur shpirtin e zemrat tona!...
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Ganimete Jashanica Kremton 30 Vjetorin E Martesës