teksteSHQIP.com
TeksteShqip Mobile Version

GANIMETE JASHANICA :: BIOGRAFIA







Tags: Ganimete Jashanica, Ganimete Mehmeti
0


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.4 / Votuan:  23


Ganimete Jashanica

Vendlindja: Prishtinė
Mosha: 48 Vjeē
Ditėlindja: 05 Dhjetor 1966
Shenja e Horoskopit: Shigjetari

Ganimete Mehmeti-Jashanica ėshtė njė yll i muzikės sonė kombėtare, qė pėlqehet pėrherė e mė shumė nga adhuruesit e muzikės sė pastėr shqipe.
Ka tė mbaruar shkollėn e mesme ekonomike nė Prishtinė dhe shkollimin e lartė "Drejtimi i Sigurimeve".

Karrierėn e filloi nė shkollėn e mesme dhe nė vitin 1983 u antarėsua nė "SHKA Ramiz Sadiku" tė Universitetit tė Prishtinės. Nė radio Prishtinėn e atėhershme ka tė inēizuara 5 kėngė, tė cilat janė: "Tue dalun drita", "Ganimete Terbeshi", "Moj Bardhokė", "Ēou moj ēikė", dhe "Ē'po i flet zemra zemrės".

Me Qamilin e Vogėl te Jugotoni i Zagrebit inēizoi tri kėngė. Ajo nė repertorin e saj numėron dhjetra albume tė kėngėve meritore, qė me nektarin e zėrit tė saj tė ėmbėl u ngulitėn nė shpirtin e artdashėsve.

Ganimete Jashanica kishte njė dhunti tė stėrvitur dhe pėrsosur pėr respektimin e skenės dhe publikut. Kjo e bėnte mė tė kėrkuar dhe mė tė dashur pėr adhuruesit, pra thjesht thėnė, kishte shpirt tė merituar artistik.

Kėngėt e saja tė tė gjitha motiveve kanė pasur hijeshinė e vet, mirėpo ato kombėtare i ka kėnduar me dhimbje shpirtėrore, ngase vetė fati ynė kombėtar ishte i dhimbshėm. Nėpėr kėto kėngė ajo kishte mesazhe tė fuqishme, mesazhe kėto qė tregojnė se veē artit shpirtėror, ndryshe nuk kishte si tė shprehej. Ganimete Jashanica ėshtė njė veprimtare e shquar kombėtare qė mendja dhe zemra e saj punonte pėr atdheun dhe kombin. Kėtė mund ta ilustrojmė me vargjet e kėngės "Gjuha jonė" :

"Gjuha jonė tė mos harrohet
Lutet nana Perėndisė
O Zot pėr hir tė kombit
Jepi mend e udhė rinisė"

Mesazhi i saj vinte nė kohėn kur nuk ishte edhe e lehtė pėr mesazhe tė tilla, kur atdheu lėngonte nga pushtuesi, i cili veē dhunės fizike qė po pėrdorte mbi ne, pėrdorte edhe dhunėn kulturore, e cila ishte mė e rrezikshme se dhuna fizike.

Ajo shquhet edhe pėr mbrojtjen e kulturės sonė nga ndotja e barbarizmave, nga shundi dhe kiēi, nga kėto antivlera qė me rrėnimin e institucioneve tona kulturore, qė nga atėherė, edhe sot po dėmtojnė begatinė e kulturės sonė.

Ka qenė shumė e pėrhapur nė radio e televizion, programe muzikore, nė koncerte e forma tjera tė organizimeve, duke lėnė imazhe shumė tė pėlqyera tek dėgjuesit e vet. Ka qenė e shpėrblyer me ēmime dhe mirėnjohje, por shpėrblimi i saj mė i ēmuar gjithnjė ka qenė dhe mbetet, publiku.

Ajo s'harron kurrė dashamirėt e saj, e kjo shihet nė atė se ēdo vit na ofron potpuri e kėngė tė arta. Ganimetja ėshtė e martuar me Ismet Jashanicėn dhe ka dy fėmijė, Artanin dhe Artėn.


» Dėrgo Korrigjime »




Punuan Biografinė:  arsimdiber  



PJESEMARRJA NE FESTIVALE





GANIMETE JASHANICA :: NEWS




GANIMETE JASHANICA :: KOMENTE



Kalendari
26/01/2015
R.I.P.     Pėrkujtojmė:
Laver Bariu
Laver Bariu
(1929-2014)

Votimi i Javes
   26 Janar - 1 Shkurt 2015

Best New Artist 2014?

  Kida

  Enca

  Arilena

  Florent Abrashi

  Stelina

  Offchestra

Votimi i Javes

Qender Dobesimi Equilybra