>
BIOSHQIP

Ndryshimi I Gassos Në Pak Vite Karrierë, Publikon Projektin “Shihemi Verës”

16-07-2016
Një nga këngëtarët e ri të skenës por më atraktivët tek shqiptarët Gasso ka pak vite karierë por deri tani ka publikuar disa projekte që janë pritur shumë mirë nga publiku shqiptarë, ndoshta për faktin që jeton jashtë ka ndikuar paksa që ai të jetë larg eventeve muzikore megjithatë videoklipet nga ai nuk kanë munguar aspak.



E nisi karierën me një duet me Big Mamën, kënga Bone n’club bëri bujë të madhe shkak fabulës dhe tekstit provokues, projekt ky që e bëri atë shumë të njohur në skenë shqiptare që më pas të publikojë një tjetër duet poashtu me Bigun të titulluar ‘Loca’. Gasso nuk u ndal me kaq, realizoi disa projekte solo me klipe, një baladë të mrekullueshme derisa këtë verë e nisi me një trio ndërsa nuk e mbaron me këtë projekt të ri pasiqë ‘Shihemi verës’ pritet të jetë kulmi i karierës muzikore. Klipi i fundit ka ardhur pikërisht në kohë të duhur sepse koha e nxehtë dëshiron këngë të tilla me klipe të nxehta kurse Gasso vjen në topformë.
(Arsim Kolari - TeksteShqip.com)

Ndryshimi I Gassos Në Pak Vite Karrierë, Publikon Projektin “Shihemi Verës”