>
BIOSHQIP

Gena, Nje Buqete Me Lule Per Shen Valentin

14-02-2012
Gena thote se dashuria eshte gjeja me e bukur ne jete

Këngëtari i baladave të dashurisë, Gena, do të jetë edhe për 14 Shkurt për të kënduar në Prishtinë. Artisti për ne për këtë ditë ka treguar se Shën Valentini është një festë e këndshme, por që është kthyer edhe në një festë biznesi.

Ndërsa, sipas Genës, të dashuruarit duhet ta festojnë çdo ditë dashurinë e tyre dhe nuk duhet të presin vetëm një herë në vit këtë datë. Për Genën ndoshta dhurata për këtë ditë do të jetë një surprizë, ndoshta duhet pyetur partnerja ime (qesh).

Ndërsa për partneren në krah Gena thotë se nuk do t'i mungojë një buqetë me lule sot. Në fund Gena ka dhënë një urim, "Gëzuar 14 Shkurtin dhe harroni çdo lloj problemi që keni në dashuri, sepse dashuria është gjëja më e bukur në jetë".
(Maksim Gjokaj / Kosova Sot)

Gena, Nje Buqete Me Lule Per Shen Valentin