>
BIOSHQIP

Po Vjen Dueti I Mimozës Me Genën

19-04-2015
Është raportuar më herët se Mimoza Shkodra dhe Gena Lito janë në përgatitje të një bashkëpunimi, i cili do të vijë së shpejti para fansave të tyre. Këngëtarët kanë realizuar videoklipin dhe kjo është konfirmuar përmes disa fotografive të bëra gjatë xhirimeve. “Vjen së shpejti, me Genën…”, ka shkruar këngëtarja. Kënga thuhet të jetë një baladë që mban titullin “Pikë në oqean”, ndërsa pritet të bëhet një hit duke pasur parasysh se bashkëpunimet e Mimozës dhe Genës me kolegët tjerë, gjithmonë kanë rezultuar të suksesshme.
(Indeksonline)

Po Vjen Dueti I Mimozës Me Genën