>
BIOSHQIP

Genta Së Shpejti Sjell Këngën E Re

29-08-2015
Këngëtarja kosovare Genta Ismajli duket të jetë shumë aktive këtë verë. Fillimisht ajo e nisi këtë sezon me "Shkurt e shqip", një duet shumë i suksesshëm me Labinot Tahirin i cili u pëlqye jashtzakonisht shumë dhe mori miliona klikime në youtube nga publiku.

Më pas Genta ka vazhduar me turneun e saj me koncerte në të gjitha trevat shqiptare e ndërsa tani po pregaditet që shumë shpejt të sjell në tregun e muzikës edhe një këngë të re.

Këtë gjë Genta e ka komfirmuar për faqen "Show Bizi Shqiptar" në Facebook, duke treguar ede autorët e kengës. Kënga është punuar në Shqipëri nga Alfred Sula, e ndërsa tekstin e ka shkruar djaloshi i talentuar nga Threedots, Endrit Mumajesi.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Genta Së Shpejti Sjell Këngën E Re