>
BIOSHQIP

Genta Falenderon Istogun Pas Mega-Koncertit

12-08-2014
Punën të cilën e bëjnë për një vit, këngëtarët e skenës muzikore shqipe shpërblimin e marrin në dy muajt e verës ku përmes koncerteve të ndryshme përveç përfitimeve ata me prezencën e njerëzve po marrin edhe motivim për të mos ndaluar asnjëherë…



Muaji gusht sjell edhe fundin e angazhimeve të këngëtareve tanë nëpër mbrëmjet dhe koncertet e ndryshme që ata i mbajnë në Kosovë dhe me gjerë. Kudo që shkojnë ata pëlqehen shumë, por, zakonisht është vetëm një vend që ata thyejnë rekord me prezencën e fansave të tyre. Genta Ismajli përgjatë këtij stinori ka shkelur pothuajse në të gjitha trojet shqiptare duke i kënduar këngët e saj e sidomos hitin ‘Feel’ që e ka në bashkëpunim me këngëtarin Ardian Bujupin dhe Dj DaLool.



Ajo është ndjerë e kënaqur me të gjitha mbrëmjet por koncerti i mbajtur në Istog është triumfi i Gentës për këto dy muaj sa kishte mbrëmje muzikore. Ajo mblodhi rreth 4 mijë fansa të saj në ‘London Garden’ të cilët i argëtoi deri në orët e para të mëngjesit. Në një postim në rrjetin social ‘Tëitter’, Genta ka falënderuar të gjithë fansat e saj që kanë qenë prezent për ta ndjekur atë “Istogu mban rekordin për #gentasummer 2014 e ndoshta më gjerë me afër 4 mijë veta prezent mbrëmë në London Garden.



FALEMINDERIT!!!” ka shkruar këngëtarja. Për verën e vitit 2014 Genta përveç mbrëmjeve ka festuar edhe 10 vjetorin e karrierës së saj si këngëtare po ashtu ka krijuar edhe hitin “Feel” dhe është duke punuar edhe në këngë të reja.









Genta Falenderon Istogun Pas Mega-Koncertit