>
LETERSISHQIP

Dashuria Snjeh Distance

Mbi copezash petalesh, per ty nis e shkruaj
sme mjafton pena, te te them sa te dua
trendafili lumturohet, nga ato qe them
zemra e plagosur, plaga nuk dhemb

eshte thjesht aty, i skalitur nje emer
per te te thene e dashur, eshte porta per ne zemer
e vjeter, shekullore shume kohe me par
ti hyre brenda saj, u kyce pasandaj

mos u trishto te lutem, kur me sy sme sheh
ndjeje pranine time, ashtu si te ndjej
nga malli mos u brengos, me lot ti mos qaj
mos harro qe je me mua, ne zemer te mbaj

oqeani i ndjenjave tona, asnjeher s'u turbullua
me shume se gjithcka, mbi cdo gje qendon per mua
e ndjej puthjen tende, dhe kur sjam me ty
me forcen e shpirtit, te therras dashuri

nga jehona zerit tim, kthen koken buzeqesh
nuhas aromen tende, arome qe me fal jete
cdo gjest sado i vogel, per mua perben romance
se bashku kudo jemi, dashuria s'njeh distance