>
BIOSHQIP
Biografia
Ka qenë pjesmarrëse në disa festivale në Shqipëri.

Në vitin 2004, Gerta Mahmutaj ishte finaliste në Gjeniu I Vogel 1.

Në Maj 2008, Gerta Mahmutaj merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Vera".

Në Nëntor 2009, Gerta Mahmutaj merr pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën "Ti Asnjehere", ku arriti të nominohej për çmimin "Magjia e Parë".

Më datë 21 Qershor 2010, Gerta Mahmutaj publikon videoklipin "Dashuri E Pare". Me këtë këngë, Gerta Mahmutaj merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 në vitin 2011.

Në Nëntor 2010, Gerta Mahmutaj & Klejti Mahmutaj marrin pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën "Ne Ditar Nje Dashuri", ku morën çmimin "Çesk Zadeja".

Në Dhjetor 2011, Gerta Mahmutaj merr pjesë në Festivali i 50-të në RTSH me këngën "Pyete Zemren", ku arriti deri në finale.

Në Nëntor 2012, Gerta Mahmutaj merr pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Pergjithmone Ata".

Më datë 29 Gusht 2014, Gerta Mahmutaj & John Van Ride publikojnë videoklipin "Pija Me Emrin Tend".

Në Shtator 2015, Gerta Mahmutaj & Klejti Mahmutaj marrin pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Eja Tek Une".

Në Shtator 2016, Gerta merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën "Vetes", në bashkëpunim me John Van Ride.

Më datë 12 Maj 2017, John Van Ride publikon videoklipin "Per Ty", në bashkëpunim me Gerta Mahmutaj.

Më datë 4 Korrik 2018, Gerta Mahmutaj publikon videoklipin "Ku Ma Ke", në bashkëpunim me John Van Ride. Muzika e këngës u punua nga John Van Ride, Filloreta Raçi (Fifi), teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, Filloreta Raçi (Fifi). Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

Më datë 9 Korrik 2019, Gerta Mahmutaj & John Van Ride publikojnë videoklipin "Kush Je Ti". Muzika e këngës u punua nga John Van Ride, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga kompania Chill Pro.

Më datë 7 Korrik 2020, Gerta Mahmutaj publikon videoklipin "Hana". Muzika e këngës u punua nga John Van Ride, ndërsa teksti u shkrua nga Rozana Radi. Videoklipi u prodhua nga Chill Pro, ndërsa produksioni audio u realizua nga John Van Ride.

Më datë 12 Gusht 2020, Herbert, Endri & Stefi publikojnë videoklipin "A Ja Ja Jaj", në bashkëpunim me Gertën. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Në Prill 2021, Gerta Mahmutaj merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Havale".

Më datë 26 Maj 2022, Gerta Mahmutaj publikon videoklipin "Zemren Ma Ndali". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim John Van Ride & Gerta Mahmutaj. Videoklipi u prodhua nga Frame Company Albania, ndërsa produksioni audio u realizua nga John Van Ride.

Më datë 28 Korrik 2023, Gerta Mahmutaj publikon videoklipin "Ty". Kënga është kompozuar nga Fatjon Miftari. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.
DËRGOI: