>
BIOSHQIP

Gili: Ato Qe Zhvishen Ne Videoklipe, Do T'i Shohim Kur Te Jene Me Femije

10-05-2012
Nje nga kengetaret me te mira qe ka skena e muzikes shqiptare, Gili, ka qene e ftuar ne studion e emisionit "Pasdite ne Klan" te Rudina Magjistarit. Nje bashkebisedim i ngrohte u zhvillua ne studio ku kengetarja kendoi edhe suksesin e saj te shume viteve me pare "Xixellonja". Duke qene se ajo prej nje periudhe u ka munguar ekraneve shqiptare, Gili foli per suksesin e saj me te fundit qe eshte kenga "Haku i Nanes" dhe per jeten e karrieres e saj, ne pergjithesi. Me poshte mund te lexoni intervisten e Gilit te plote.

Si po pritet klipi juaj me i fundit?

Klipi i fundit ka dale para dy muajsh dhe eshte pikerisht kenga "Haku i Nanes", e cila po pritet shume mire nga dashamiresit e mi, pasi eshte nje kenge me nje teme te rralle dhe shume origjinale. Jam shume e lumtur, pasi ne kete moshe qe jam une nuk do te doja qe te isha thjesht prezent ne tregun muzikor, por kur te dal te le gjurme gjithmone.

Megjithate, ju jeni bere e njohur ketu ne Shqiperi nepermjet skenes se festivaleve?

Po, eshte e vertete, une vija me se shumti ne festivale. Ishte nje kohe qe gjithcka me pelqente, sepse te gjithe kengetaret performonin ne kete eveniment te muzikes. Dhe sigurisht nje hapesire i krijohej edhe kengetareve nga Kosova.

Festivali ishte arena ku kengetaret konkurronin sa i perket kenges, lookut dhe te gjithe komponenteve te tjere, nderkohe sot kane dale videoklipet?

Une, ne fakt, jam e njohur si kengetare e festivaleve, sepse qe e vogel kam marre pjese ne festivalet e femijeve. Vite me radhe kam prezantuar vete nje festival per femije.

Por edhe klipet qe ju keni realizuar kane qene shume te suksesshme…qe i kane emocionuar dhe prekur shume degjuesit. Ku mbeshteteni ju per te ndertuar tematiken e kengeve tuaja?

Para se te ndertoj nje teme, mbeshtetem ne jeten e perditshme te popullit tim. Dhe shpesh sa i perket kenges sime te fundit "Haku i nenes" kisha degjuar shume shpesh mbi kete teme. Per me teper, une e kam shtepine afer nje azili pleqsh dhe per mua ishte nje teme shume e prekshme, sepse i shikoja perdite fytyrat e tyre te pervuajtura. Une gjyshin dhe gjyshen i shoh prane niperve dhe mbesave. Nje pjese e klipit eshte xhiruar ne vilen e Mbretit Zog dhe ka ardhur me produksion nga "Max Producion".

Bashkeshorti juaj eshte kompozitori Ilir Berani, eshte nje ndihme per ju qe te keni bashkeshortin kompozitor dhe autor i teksteve te tua...

Une kam studiuar per Gjuhe dhe Letersi shqipe dhe jam nje mesuese, por nuk e kisha menduar se do te merresha me kengen kaq gjate. U drejtova me shume nga muzika duke qene se Iliri insistonte qe une te isha dhe te jem prezent ne skene.

Gjithmone keni punuar vetem me Ilirin?

Po, gjithmone dhe asnjehere me askend tjeter.

Por edhe ai ka kenduar, apo jo?

Po, ka kenduar, sepse ne kemi qene shoke klase dhe kemi kenduar bashke. Sepse para se une te kendoja solo kam pasur nje grup, me nje fryme shume moderne per ate kohe.

Ju keni edhe dy femije?

Po, une kam dy djem. Roberti qe eshte 22 vjec dhe eshte student ne vitin e dyte dhe Redoni qe eshte 12 vjec. Nuk kam nje vajze, vetem dy djem, por mbase do te kem rastin te kem nuse te mira se besoj e kam merituar (qesh). Redoni ka lindur ne France ne ditet e bombardimeve te NATO-s. Dhe mua me ka marre Kryqi i Kuq nga Shkupi dhe me ka nis per ne France, pasi isha ne muajin e nente te shtatzenise. Dhe Redoni ishte femija i pare refugjat qe lindi atje.

Me pas ju keni qendruar atje?

Po kam qendruar atje kater muaj e gjysme, me pas jam kthyer ne Prishtine dhe nuk jam bere pishman.

A kane djemte prirje per muzike duke qene se jane nga prinder muzikante?

Jo, nuk merren me muziken, me se shumti preferojne futbollin. E duan muziken, por nuk kendojne.

Nderkohe, ju merreni vetem me muzike?

Po, vetem me muzike. Performoj shpesh neper lokale te ndryshme, apo edhe e ftuar ne gezimet familjare.

Ju keni pasur ne fillimet tuaja edhe nje grup?

Po kemi nisur te marrim pjese si nje grup me emrin "Triorona" dhe ne te kendonim une, Iliri dhe Aida Baraku. Prezantimi yne ishte ne nje festival sic eshte sot Evrovizioni dhe kjo ne vitet 1989.

Ju keni qene te lidhur me Ilirin ne ate kohe?

Po ishim te lidhur dhe ne gjithashtu ishim edhe ne nje klase dhe ne nje banke.

A keni nje plan per nje koncert recital?

Po sigurisht qe kam nje plan per te bere nje koncert dhe kjo besoj se jam ne ate pjekuri sa te bej nje koncert timin recital.

Ju jeni nje ikone e muzikes, cili eshte sekreti juaj?

Gjithmone jam nisur nga fakti qe jam nje bij e popullit, i cili deshiron qe te me shohe ne ekran, por jo te ekzagjeruar. Prandaj jam munduar qe te sjell modernen duke u pershtatur me shijen e pergjithshme te popullit tim.

A eshte i rendesishem imazhi per ju?

Po, sigurisht, sepse ka te beje direkt me percjelljen e mesazhit qe do te japesh ne publik. Pra, duhet te jesh gjithmone e kuruar, pasi gjithcka eshte pjese e hallke e nje zinxhiri te gjate qe eshte karriera artistike. Kam pasur rastin qe te kendoj edhe perkrah kengetareve shume te mira te ish-Jugosllavise dhe kam pare se si ato visheshin dhe kam vene re se kostumografia ka nje rol shume te madh.

I zgjedh vete veshjet e tua?

Me pare i kam zgjedhur vete, ndersa tani nuk kam shume kohe dhe kam nje stiliste qe mbeshtetem.

Ju keni nje stil tuajin, a duhet te ndryshoje artisti lookun?

Kur i kam ndryshuar floket me duket se nuk jam Gili, pasi kaloj rruges dhe nuk me kane njohur, ndersa kur jam kthyer ne kete ngjyre, pra te verdhe, te gjithe me njohin dhe me vjen edhe keq tani qe t'i nderroj.

Cfare marredheniesh keni me fansat?

Mendoj se kam marredhenie te mira dhe sapo kam hapur edhe nje faqe ne "Facebook". Dhe mendoj se eshte nje menyre shume efikase per te komunikuar me fansat dhe per te marre mendimet e tyre. Te them te drejten nuk e menaxhoj une, pasi jam shume e zene, por kam nje njeri qe merret me te.

Sekreti i bukurise suaj?

Shendeti i mire familjar, stabiliteti familjar, larg skandaleve, zgjohem me nje pozitivitet te madh dhe i them vetes se duhet te kendoj se njerezit qe dua i kam prane vetes. Nje ore ne dite ia kushtoj vetes duke bere vrap ne mengjes.

Po sa i perket ushqimit?

Kam shume oreks edhe une kam tundimet e mia, ka raste kur e kaloj me ushqimin dhe te nesermen mundohem te mos ha shume dhe bej me shume ushtrime.

Nese do te flisnim pak per muziken, cili eshte komenti juaj per muziken e momentit?

Te them te drejten, nuk jam kundra asnje lloj muzike, sepse eshte e drejta e cdokujt qe te kendoje. Gjithkush ben perzgjedhjen e vet se cfare muzike do te degjoje. Une jam kengetare qe edhe nese hyj ne ujerat me komerciale, mundohem qe ta ruaj profesionalizmin. Shume shpesh marr pjese edhe ne festa te ndryshme dhe kendoj dhe kenge te muzikes popullore dhe megjithate mundohem qe te bej nje muzike te mire.

Cila eshte kenga juaj e preferuar?

Eshte kenga "Prishtina", pasi e kendova pas luftes dhe u bera nene per here te dyte. Dhe e kendova me nje nostalgji, sepse sapo isha kthyer ne Prishtinen e lire.

Vjen shpesh ne Tirane?

Nuk vij aq shpesh sa kam deshire qe te vij. Kam shume deshire qe te vij, por duke qene se jam shume e zene, vij me rralle. Sa here qe vij kenaqem dhe sapo me jepet rasti vij.

Po planet tuaja per te ardhmen?

Ditet e nxehta ne Durres do te jem shume prezent dhe do te jem shume prezent kudo qe me kerkojne.

Po sa i perket krijimtarise suaj?

Shume shpejt do te bej nje kenge te re te shoqeruar dhe me klip. Me siguri qe do te jete nje kenge origjinale dhe besoj se do te jete nje kenge dashurie qe te mos biem ne perseritje.

A keni nje keshille per gjithe te rinjte e sotem qe merren me muziken?

Nuk me pelqejne shume ekzagjerimet e veshjeve apo zhveshjeve, do te thosha me mire ne skene, pasi shoh se merren trendet me negative ne skene, duke iu referuar artisteve boterore. Do t'i thosha qe te bejne nje veshje, aq me teper neper klipet e tyre, qe pas disa vitesh mos t'i vije turp kur ta shohin me femijet e tyre.
(Koha Jone)

Gili: Ato Qe Zhvishen Ne Videoklipe, Do T'i Shohim Kur Te Jene Me Femije