>
BIOSHQIP

Gili: Nuk E Ndryshoj Stilin Tim

27-05-2012
Gili thotë se ajo do të vazhdojë të krijojë të njëjtin stil muzike dhe të ruajë të njëjtin stil të pamjes. Këngëtarja kosovare i ka bërë këto komente gjatë një interviste për të përditshmen Zëri, ku është pyetur nëse ka menduar ndonjëherë të eksperimentojë edhe me ndonjë stil tjetër. "Nuk preferoj të eksperimentoj me stilin e këngës e po ashtu edhe me look-un. Vazhdoj ta ruaj paraqitjen time ashtu sikurse kam qenë gjithnjë duke u munduar që për adhuruesit të jem po e njëjta Gili". "Nuk më pëlqen të bëjë ndryshime në paraqitje, sepse edhe vet këngëtari besoj se vlerësohet për nga paraqitja dhe dukja. Andaj edhe adhuruesit e mi janë mësuar të më shohin në këtë mënyrë ashtu siç kam qenë gjithnjë, ashtu vazhdoj ta ruaj edhe më tej këtë temp", ka thënë Gili.
(Zëri)

Gili: Nuk E Ndryshoj Stilin Tim