>
BIOSHQIP

Gili: “Haku I Nënës” është Kënga Që Pritet Më Mirë Nëpër Koncerte

25-07-2012
Ka kohë që këngëtarja e njohur Gili u këndon bashkatdhetarëve, dhe këtë sezon ajo është më e angazhuar se kurrë nëpër koncerte e mbrëmje muzikore ku po mirëpritet nga bashkatdhetarët. Tani bashkatdhetarët tanë janë kthyer në atdhe dhe nëpër mbrëmje muzikore sallat po mbushen nga ta të cilët me pasion e dëgjojnë këngën shqipe. "Sa herë që jam nëpër koncerte, kudo nëpër Kosovë vendet po mbushen plot me bashkatdhetarë, të cilët po më bëjnë të ndjehem mjaft mirë", ka thënë ajo për "Zërin". Kënga që po pëlqehet më së shumti nga bashkatdhetarët është "Haku i nënës" të cilën Gili e lansoi gjatë këtij viti. Që nga lansimi kjo këngë vazhdon të mbetet një hit dhe sipas Gilit kudo nëpër mbrëmje kërkohet kjo këngë.

Ndërkaq në të ardhmen Gili ka në projekt edhe një këngë dhe klip tjetër të cilin do ta lansojë më vonë. "Dëshiroj që adhuruesit e mi tani ta shijojnë në maksimum 'Hakun e nënës' dhe pas një kohe do të realizoj projektin e radhës", shton ajo.

Mbase angazhimet muzikore Gilit i sjellin edhe lodhje, por ajo ka menduar që kah fundi i muajit gusht të kalojë disa javë pushimi jashtë vendit. "Pushimet gjithnjë i kalojmë jashtë vendit, qoftë në Turqi, Greqi, Ulqin apo edhe Shqipëri, mirëpo edhe pse kemi vendosur që pushimin ta bëjmë në muajin gusht, ende nuk kemi caktuar vendin se ku do të shkojmë", përfundoi Gili.
(k.bajrami/zeri)

Gili: “Haku I Nënës” është Kënga Që Pritet Më Mirë Nëpër Koncerte