>
BIOSHQIP

Gili, Intervista 60 Sekonda Në “Prive” (Video)

28-12-2012
Kengetarja 46 vjecare, shume e dashur e skenes, Fevzije Berani e njohur me mire me emrin e saj artistik Gili, ka ndertuar nje karriere te bujshme muzikore per me shume se dy dekada dhe mbahet gjithmone ne mend per paraqitjet e saja elegante dhe pa zhveshje skenike. Ne nje interviste te shkurter prej 60 sekondash, Gili ka rrefyer per "Prive" disa gjera interesante nga jeta e saj.

Mbrapa saj qendron nje familje e lumtur, burri dhe dy djemte, qe ajo i konsideron gjejen me te rendesishme ne jeten e saj, nga e cila nuk do hiqte dore kurre. Eshte tejet nostalgjike per koherat kur i kishte djemte ende te vegjel ndersa shpesh e merr malli per pushimet e perbashketa qe kaluan.

Deri tani nuk ka bere asnje nderhyrje kirurgjike ne trupin e saj, por nuk eshte kunder nderhyrjeve te tilla. Nuk ka frike plakjen pasi e konsideron si proces te natyres qe ndodhe me gjithe njerezit. Si person eshte xheloze dhe nuk do falte kurre ne jete tradhtine. Edhe pse nuk tregon me ke, ajo kujton qe puthjen e pare e ka bere ne moshen 17 vjecare. Eshte kuzhiniere e zonja, por shpesh preferon te marre rolin e spektatores. Preferon Prishtinen me shume se sa Tiranen, ndersa kengetari i huaj i preferuar i saj eshte George Michael.

Dhe, nese nuk e keni ditur, Gili gjate tere jetes sa saj, kurre nuk ka qene zeshkane. Per me shume, ndiqni videon me poshte!
(Albavipnews)