>
BIOSHQIP

“Për Bajram” Me Gilin...

17-07-2014
Gili, xixëllonja e të gjitha kohërave ka vetëm pak javë që ka lansuar projektin e saj muzikor më të fundit. "Për Bajram" titullohet kënga e re e punuar me mjeshtri nga Ilir Berani. Në një intervistë ekskluzive për teksteshqip.com, Gili rrëfen më shumë mbi të rejat e saj rreth muzikës si dhe përkushtimit të saj ndaj familjes. Ju ftojmë të lexoni... TeksteShqip: Gili, keni publikuar së fundmi videoklipin tuaj më të ri "Për Bajram". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti? Gili: Është një këngë me tematikë që më ka pëlqyer prej kohësh. Festat janë për tu bashkuar por ndodhë që pikërisht në festë na mungojnë njerëzit e dashur. Kënga thirret për kërkimin e faljes dhe dhurimin e faljes. Jemi në prag të një feste të madhe dhe dëshira ime do ishte që njerëzit të pajtohen për Bajram. TeksteShqip: A është ky projekt muzikor i frymëzuar nga Muaji i Shenjtë i Ramazanit, apo thjeshtë lindi natyrshëm? Gili: Kënga erdhi natyrshëm por u promovua në dhjetë muaj që të jetë sa më kuptimplotë.



TeksteShqip: Gili, tani është sezona e verës, dhe angazhimi juaj nëpër dasma dhe koncerte besoj nuk mungën? Na thuaj pak sa keni qenë e angazhuar këtë verë? Gili: Unë jam nga ato këngëtarë që nuk e marrë verën si sezonë të sforcuar pune. Gjithmonë së pari i kam mbaruar pushimet me femije e pastaj kohën e mbetur punoj. Këtë strategji pune e kam që nga fillimi i karrierës. TeksteShqip: Cili do të jetë projekti juaj pasues pas këtij videoklipi? Gili: Unë kam menduar që publiku është ngopur me këngët e mija meqë kam pas një hiperproduksion dy dekada. Pas kësaj kënge më janë shtuar kërkesat për koncerte dhe për realizime të reja. Kjo energji që po ma përcjellin ata që e duan këngën time po më jep krahë për realizime të reja. TeksteShqip: Jeni goxha me fat që punoni me burrin tuaj, kompozitorin Ilir Beranin për këngë tuaja. Mund të na thoni sa ndikon ai në çështjet dhe shijet tuaja rreth muzikës? Gili: Tani më e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë. Sikur të mirrej dikush me kronologjinë e këngëve tona do të quditeshit sa shumë këngë të pëlqyera i kemi bërë bashkë. Së fundmi Iliri po kërkohet nga këngëtarët më të popullarizuar si mos të bashkëpunoj unë që e kam në shtëpi. TeksteShqip: Si është një ditë e zakonshme e Gilit? Gili: Gjithmonë me punë. Gjithmonë një hap në rrugën time krijuese. Edhe pse mundohem sa më shumë të rri me fëmijët e me shoqëri s'ka ditë që nuk kryej edhe një punë në muzikë.



TeksteShqip: Dikur xixëllonja e cila këndonte mjaft shpesh në festivale. Po tani? Pse kaq zbehje për festivalet? Ju ka ikur interesimi për to apo keni mendim tjetër dhe mendoni se do të merrni pjesë prapë në ndonjë festival? Gili: Kam punuar shumë në festivalet e Shqipërisë dhe e ndjeja obligim të koncentrohem pak edhe në Kosovë por ja që këtu nuk kemi asnjë festival. Mendoj seriozisht të rikthehem sepse festivalet janë skena ku unë jam formuar artistikisht. Do t'ju përkujtoj se unë kisha një hit këngë para disa vite në Top Fest, kënga "Kur u ndamë". TeksteShqip: Albumi i fundit "Si torta e martesës". Na trego pak sa pati sukses ky album, dhe a do të kemi gati ndonjë album të ardhshëm? Gili: Është album i menduar për ta pasur një repertoar timin origjinal për dasma. Unë kam kënduar vetëm këngët e mija si në koncerte ashtu edhe diskoteka. Këngët e dasmave më kishin munguar dhe tani u pasurova edhe me një stil tjetër të këngëve.



TeksteShqip: Gili të falenderojmë shumë që ishe me ne në këtë intervistë. Për fund, dëshiron të shtosh diçka... Gili: Faleminderit, dua t'ju them vetëm "Dashuronu dhe rrëmbeni pjesën më të mirë që ju sjellë jeta".
(Teksteshqip.Com)

“Për Bajram” Me Gilin...