>
BIOSHQIP

Gjergj Leka Revoltohet Në Facebook Me “Miqtë”

08-02-2014
Kantautori Gjergj Leka mbrëmë ka kurorëzuar fejesën me regjisoren e quajtur Eriselda Marko. Përmes një statusi në rrejtin social “Facebook” Gjergji ka ftuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij për të qenë prezentë në fejesën e organizuar në një nga klabet e “Bllokut” në Tiranë.

Sipas informacioneve që kemi mundur të marrim, vajza e cila i ka rrëmbyer zemrën kantautorit Leka është regjisore, e cila pas një eksperience nëpër televizone të ndryshe si “Tv Klan” apo TVSH, tani punon pranë “Top Chanel” me formatin më të ri atë të “Big Brother Albania”.

Erisleda Marko, vajza nga Vlora ka studiuar për regji në Qipro, e cila pas diplomimit është kthyer në Tiranë. Sipas burimeve, çifti i ri prej dy vitesh kanë qenë të lidhur dhe bashkjetonin në një apartament të vogël në Tiranë. I urojmë çiftit lumturi dhe harmoni në jetën e re bashkëshortore.

Menjëherë pas festës dhe kurorëzimit të fejesës së tij me regjisoren e re dhe bukuroshe Erisela Marko, kantautori Gjergj Leka ka shkruar në rrjetin social Facebook rreth mbrëmjes duke shprehur pakënaqësinë për mungesën e shumë prej bashkëpunëtorëve të tij : “Nuk kam fjalë të përshkruaj natën e sotme... Sa hyra në shtëpi dhe po flas me Erin sa miq paskam pasur dhe më bënë të ndihem fajtor për faktin që natyra ime pak sociale kishte harruar afektin e pastër të jo kolegëve...

Nga dita e sotme kuptova që paskam miq edhe në muzikë që më duan më shumë se une dua veten,nuk janë shumë por dua me shpirt tua thërras emrat: Ardit e Anila Gjebrea, Stefi Prifti, Dren Abazi, Rovena Dilo, Ermal Mamaqi, Redon Makashi, Ronela Hajati, Samanta Karavella,Vedat Ademi, Erik Lloshi,Tonin Tërshana, Mariza Ikonomi, Aleksandër Gjoka,Renis Gjoka,Voltan Prodani,Adi Hila,Iljard Shaba, Kledi Bahiti dhe Emi bogdo.

Është i çuditshëm për mua fakti që këta miq nuk munda kurrë ti shkruaj një këngë ose edhe të bashkëpunoja me ta.... Erdhën thjesht për Gjergjin njeri....I falenderoj ata që kisha ftuar dhe nuk erdhën se më bënë të njoh respektin nga pasioni idiot i muzikës....FALEMNDERIT JU MIQ ARTISTË QË NUK MË BEGENISET... I VEÇANTË FALENDERIMI PËR: Virgjil Kule, Roland Qafoku, Aida Vrioni, Zefina Hasani, Alida Canaj, Fjoralba Maliqi, Lori, Jutta Rustami.

Ju të tjerët që sot do paguani lekë për këngët që nuk ja u fal më, si dhe ju miket e mia të mirë që më aq pasion drejtoni emisionet në tv, do më paguani prezencën...Besoj që më kuptoni...A.....harrova...Nuk vlen më fjala që ju kam dhene që në dasmën tuaj do vij gratis me orkestër....kam shtuar edhe t.v.sh...”,-ka shkruar Leka në Facebook.

Kantautori Gjergj Leka ka kurorëzuar fejesën me regjisoren e quajtur Erisela Marko. Madje përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” Gjergji ka ftuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij për të qenë prezentë në fejesën e organizuar në një nga klabet e “Bllokut” në Tiranë, por mesa duket shumë prej bashkëpunëtorëve të tij nuk kanë qenë të pranishëm në këtë event të rëndësishëm për të.
(Shqiptarja)

Gjergj Leka Revoltohet Në Facebook Me “Miqtë”