>
BIOSHQIP

Gjyste Vulaj: Ja Dieta E Shtatëzanisë

06-10-2012
"Nuk marr ushqimin e njëjtë çdo javë, nuk përsëris shumë renditjen, por ju tregoj javën e kaluar si jam ushqyer", kështu e fillon bisedën për suplementin "THASH&THEM" këngëtarja e njohur shqiptare nga Mali i Zi, Gjyste Vulaj e cila pret të vij në jetë fëmija i saj i dytë. Siç kemi treguar, Gjystja tashmë ka ndërprerë koncertet dhe performancat seksi për shkak të problemeve në muajt e parë të shtatzanisë, por këtë radhë na tregon se si ushqehet gjatë një jave. Nuk mban dietë por preferon shumë ëmbëlsirat, gjokset e pulës me patate të skuqura e duke mos harruar trileçen, që e ka shumë përzemër. Këtë vit nuk ka realizuar foto të reja me bikini për shkak të shtimit në peshë, madje nuk ka ndërmend as të realizojë një fotosesion si shtatzënë. Të shohim sa kilogram do të shtojë deri në fund të kësaj periudhe Gjystja.

E hënë:

Mëngjes: Omlet (të bardën e vezës me djath, lëng portokalli dhe ujë),
Drekë: Gjoks pule me oriz dhe sallatë lakre,
Darkë: Pemë dhe lëng portokalli.

E martë:

Mëngjes: Dy vezë të fërguara, proshut dhe lëng portokalli,
Drekë: Mish me patate të pjekura, sallatë domatesh,
Darkë: Pemë dhe lëng portokalli.

E mërkurë:

Mëngjes: Petulla me mjaltë, kos,
Drekë: Levrek me oriz të bardhë dhe një gotë verë të bardhë,
Darkë: Pemë dhe lëng portokalli.

E enjte:

Mëngjes: Djath, proshutë, domate, kos,
Drekë: Pica margarita me ferferone,
Darkë: Dy pjata supë gjelit, (njami).

E premte:

Mëngjes: Pallaçinka me krem dhe biskota,
Drekë: Shpageta me fruta deti, një gotë verë të bardhë,
Darkë: Pemë dhe lëng portokalli.

E shtunë:

Mëngjes: Byrek me mish ose pite me djathë.
Drekë: Gjoks pulet, pire dhe speca në mazë.
Darkë: Pemë dhe lëng portokalli.

E diel:

Mëngjes: Zakonisht nuk zgjohem për mëngjes, me një kafë dhe lëng portokalli pres drekën.
Drekë: Levrek ose krap me patate të ziera, një gotë verë të bardhë (të kuqen nuk e pi), deri në darkë
është koha e ëmbëlsirave dhe çdo gjë tjetër pa rregulla dhe abuzime.
Darkë: Mund edhe të mos konsumoj asgjë!
(Thash&them)

Gjyste Vulaj: Ja Dieta E Shtatëzanisë