>
BIOSHQIP

Gjyste Vulaj: Shtatzënia Vijon Shumë Mirë

30-11-2012
Gjyste Vulaj edhe në muajin e shtatë të shtatzënisë duket në formë shumë të mirë trupore.
Këngëtarja ka publikuar një foto-kolazh në rrjetin social "Facebook" ku tregon linjat e saj trupore në formë shumë të mirë.

Edhe pse vetëm edhe dy muaj e ndajnë nga lindja e fëmijës, Gjystja ka ruajtur vijën e trupit në nivelin më të mirë të mundshëm.

Gjyste Vulaj është tërhequr nga aktivitetet muzike për tashmë një kohë, pas mbetjes shtatzënë, por pritet të rikthehet në skenë me shumë projekte të reja menjëherë pas lindjes.
(Telegrafi)

Gjyste Vulaj: Shtatzënia Vijon Shumë Mirë