>
BIOSHQIP

Gjyste Vulaj, Takim Me Fansat Shumë Special

19-10-2013
Të flesh me jastëkun ku është fotoja e këngëtares Gjyste Vulaj, të jesh një vajzë simpatike e të rregjistrosh veten duke kënduar dhe imituar një artiste si ajo.

Dhe jo vetëm kaq, të marrësh dhurata dhe të shkëmbesh dhurata me njerëzit që të duan, që shpesh herë quhen fansa. E nëse kjo mendoni se ndodh vetëm te vipat e huaj, është gabim, pasi po flasim për artisten Gjyste Vulaj e cila ka fansa nga ato shumë të zjarrtë por edhe shumë të cuditshëm.

Ne mësojmë se ajo një javë më parë ka qenë e ftuar në disa vende të Zvicrës kur për disa netë ka kënduar për shqiptarët atje. Mes këtyre fansave të cilët jo vetëm e prekin artisten por dhe pimë kafe me të, është vetë Gjystja e cila bën foto edhe për qefin e saj dhe në pozicione të ndryshme.

Ne zbuluam edhe këtë foto ky këngëtarja atraktive ka takuar një fans shumë special i cili megjithëse ishte në karrocë ai me shumë dashuri kishte ardhur për të ndjekur këngëtaren e tij të preferuar dhe ishte shumë i lumtur ai edhe vetë artistja që kishin realizuar këtë foto së bashku.
(Maksim Gjokaj)

Gjyste Vulaj, Takim Me Fansat Shumë Special