>
BIOSHQIP

Gjyste Vulaj Shet Fustanet Për Bamirësi

28-10-2013
Këngëtarja Gjyste Vulaj ka vendosur që të merret me humanizëm. Ajo ka menduar që të nxjerr në shitje disa nga fustanet e saj të markës “Dolce Gabana” që i ka blerë nga 5000 dollarë dhe këto mjete t’ua dhuroj personave me nevojë. Përveç saj Gjysteja së fundi është bërë pjesë e donacionit të një koncerti humanitarë i cili u organizua në Ulqin për fëmijët me aftësi të kufizuara. Më shumë për punën, jetën dhe planet flet Gjystja për “Zëri”.

Jeni një këngëtare që nuk kurseni në gardërobë, mbase thuhet se disa fustane që i keni blerë shumë shtrenjtë do t’i shisni dhe ato të holla do t’ua dërgoni personave me nevojë. Si lindi kjo ide?



Marka ime e preferuar e veshjes zakonisht është “Dolce & Gabana”. Para disa vitesh kam blerë dy fustane shumë të shtrenjtë të cilët kanë qenë nga 5000 dollarë secili dhe të cilët tani kam menduar t’i shes dhe këto të holla t’ua jap personave me nevojë. Kjo ide më ka lindur kaherë, duke parë që shumë njerëz në vendin tonë kanë nevojë për ndihmë. Në fakt unë jam e afërt me fansat e mi dhe shumë herë më ka ndodhë që veshjet e mia t’ua dhuroj atyre. Më kërkojnë edhe koleget që jetojnë nëpër Evropë që t’ua shes fustanet e mi pasi që t’i përdori unë kuptohet. Por më shumë i dhuroj se sa i shes (qesh). Pastaj disa i ruaj edhe për vajzën time Rozanën.

Çfarë të gëzon më shumë në jetë?

Ajo që më gëzon më së shumti në jetë është bashkëshorti dhe fëmijët. Në fakt Sokoli është mbështetja ime më e madhe si në profesion edhe në jetë private. Krahas talentit që kam në çdo aspekt lidhur me artin, duke falënderuar Zotin për këto dhe për vokalin e bukur, për fizikun, për të gjitha që më bëjnë punëtore të madhe edhe këtë e bëjë me vullnetin që më jep Sokoli dhe fëmijët. Zoti më dhuroi gjithmonë gjëra të bukura dhe akoma s’po ndalet. Unë bëra një këngë dhe ju prezantova publikut në bazë të medieve jo me video klipe profesionale) por thjeshtë u paraqita në ca xhirime festive dhe kjo këngë që e bëra veç për hobi, më bëri të njohur. Duke parë sa investojnë këngëtarët në klipet e tyre dhe nuk përfitojnë asgjë , unë them gjithmonë për vetën time se karriera më ka ndjekur mua dhe jo unë atë.



Veçoheni si një këngëtare provokuese në veshje, mbase shumë herë komentoheni edhe në opinion. Cili është reagimi i Sokolit për këto veshje, ka raste kur ju qorton për këtë?

Përzgjedhjen e gardërobës gjithmonë e bëj vetë dhe nuk më intereson çfarë thonë të tjerët. Sokolit nuk i pëlqen atëherë kur vishem, mbulohem e tëra. Ai është mësuar me stilin tim të veshjes dhe nuk kemi konflikte për këtë.

Dhurata e fundit që keni marrë nga bashkëshorti?

Së fundi më ka surprizuar me një "Ipad mini". Sokoli shpeshherë më befason me dhurata të mrekullueshme.

Si ia del për të qenë një nënë, bashkëshorte dhe një këngëtare e mirë?

Në horoskop jam "Gaforre" dhe kur them që jam gaforre në horoskop, besoj që i tregoj të gjitha. Ato janë të buta, familjare, artiste, romantike, të sinqerta por edhe frikacake. Gaforret kanë frikë shiun e unë kam fobi lotët se mund të më mbysin. Me hyzmetin, kujdesin që e bëj me pasion në të tria, ia dal që çdo gjë të funksionoj bukur. Sa i përket martesës, meritë e 20 vjetorit bashkë është e imja, sepse një "Gaforre" me "Binjakët" në marrëdhënie bashkëshortore s’funksionon, veç nëse gaforrja është shumë e dashuruar dhe lëshon pe (qesh).



Sa i kushtoni rëndësi peshës trupore, meqë dukeni në formë edhe pas shtatzënisë?

U bënë disa vjet që gjithmonë i referohem një diete të cilën e kam marrë nga një shoqe e imja. Me dietën që e kam unë mund të zbresësh në peshë për 1 muaj deri në 10 kg e aprovuar. Mua që më është mësuar qe 10 vjet organizmi me të nuk mund të zbres si më përpara por mjafton 5-6 kg për një muaj. Falë dietës unë jam kështu edhe pas shtatzënisë. Bëhet fjalë për dietën Atkinson.

Çfarë po punon aktualisht Gjystja?

Po punoj në albumin tim të ri, si zakonisht këngët më për zemër do ti shoqëroj edhe me video klipe. Po ashtu të gjitha fundjavat i kam të prenotuara deri me Vitin e Ri nëpër Evropë, dy shfaqje i kam edhe në Amerikë. Para një muaji realizuam koncert humanitar, ku isha edhe donatore e atij koncerti i cili u organizua për ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Dhe atë mbrëmje nuk do ta harroj kurrë.
(K.B./Zeri)

Gjyste Vulaj Shet Fustanet Për Bamirësi