>
BIOSHQIP

Gjyste Vulaj, Janë Vetëm Thashetheme Lajmet Që Flasin Për Ndarje

20-05-2014
Sokol Vulaj në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë nga lajmi se ai është ndarë nga këngëtarja Gjyste Vulaj.

Lajmi se këngëtarja Gjyste Vulaj është ndarë nga Sokoli është tërësisht i pavërtetë.

Këtë e ka konfirmuar për Express burri i Gjystës, i cili ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë nga ky lajm.



“Unë sapo u ndava nga ajo për të pirë një kafe me një mik timin, ndërkaq më vonë kemi planifikuar të dalim prapë bashkë. Ky lajm nuk është fare i vërtetë pasi që ne sapo jemi kthyer nga Australia ku kemi mbajt koncerte atje”, ka thënë Sokoli për Express.

Më herët televizioni ON TV raportoi se kinse këngëtarja është ndarë nga burri i saj pas disa viteve martesë.

Këngëtarja Gjyste Vulaj përmes faqes së saj në rrjetin social facebook ka mohuar shkrimet e disa mediave se është ndarë nga bashkëshorti i saj, Sokoli pas 20 viteve martesë.

Në postim Gjystja thotë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se sipas saj ajo që duhet ti besojnë është faqja e saj në facebook pasi që thotë se aty i njofton fansat për çdo gjë.

Ajo gjithashtu ka poshtuar edhe një fotografi para një ore në facebook bashkë me Sokolin.

Më poshtë lexoni të plotë reagimin e Gjystes në facebook...



Aaapaapapaaa
Hajde sendergjime hajde !!!
Edhe keto gazetat ( para se te marrin nje kengetar ne intervist , shpikin nje thashethem , pastaj kengetareve su mbet gje tjeter vec gjithmon ne intervista pergjigjen me " joo s'eshte e vertet"
Apaaapaaa .. sa transparent gjerat dhe prapseprap besojn njerzia!!

...po kush po can koken se cfar thon te tjeret, por e kam si obligim dy tri fjal ti shkruaj.

Hej!!
Per cdo gje lidhur me mua e gjeni tek kjo faqe direkt dhe 100% te vertete.
Ju njoftoj un per cdo gje te re mos keni merak.)
(Express/Zëri)

Gjyste Vulaj, Janë Vetëm Thashetheme Lajmet Që Flasin Për Ndarje