>
BIOSHQIP

Gold Ag Dhe Leonora Jakupin Së Shpejti Me Diçka Të Re?!

06-10-2015
Reperi Gold Ag mesa duket këtë vit nuk do të ndalet. Ai vetëm para pak çasteve ka publikuar edhe një remake të këngës “Shqipëri o Nëna ime” në bashkëpunim me Arta Bajramin dhe Don Arbas.

Ndërsa që duket se së shpejti do të vijë edhe më një bashkëpunim të ri e që bëhet fjalë për atë me këngëtaren Leonora Jakupi. Së paku kështu është kuptuar nga një foto e Goldit në llogarinë e tij në Instagram, raporton Indeksonline.

“Po punojm” ka qenë mbishkrimi i Gldit, ndërsa që Leonora ka një kohë prej që nuk është parë në skenën muzikore e që duket kësaj radhe ka qenë pikërisht reperi ai me të cilin ajo do të kthehet në skenë.
(Indeksonline)

Gold Ag Dhe Leonora Jakupin Së Shpejti Me Diçka Të Re?!