>
BIOSHQIP

Rikthehet “Pushka E Lirisë” Nga Gold Ag Që Acaroi Serbët

28-10-2015
Kënga “Pushka e lirisë” ka qenë ndër këngët e cila para pak kohe kishte trazuar Serbinë. Ky bashkëpunim i reperit Gold Ag me këngëtarin e mirënjohur Hysni Klinakun ishte bllokuar ndërsa që reperi ka arritur ta rikthejë në forma të tjera.

Kështu është deklaruar vetë Goldi përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, ndërsa që ka vendosur edhe linkun e këngës, raporton Indeksonline.

Skena e cila ngriti pluhur atë kohë ishte improvizimi e vrasjes së policës serb. Kjo gjë asokohe pat ngjallur reagimin e kryetarit të Mitrovicës, Rakiq.

Pas gjitha këtyre kjo këngë është bllokuar ndërsa që reperi ka gjetur një formë tjetër për ta ritkhyer atë
(Indeksonline)