>
BIOSHQIP

Gold Ag: E Vërteta E Lidhjes Sime Me Greta Koçin, Dueti Që Na Bëri çiftin E Përfolur

02-01-2016
Reperi Gold Ag nuk mbeti pa u komentuar edhe gjatë 2015-tës. Ndonëse publikoi disa këngë e klipe gjatë këtij viti që u pëlqyen shumë mirëpo në të shumtën e rasteve ai ishte pjesë e mediave edhe për jetën e tij private. Në muajin shtator Gold Ag publikoi një bashkpunim me këngëtaren nga Shqipëria Greta Koçin i cili u pëlqye mjaft shumë dhe arriti mbi 11 milion klikime në youtube. E menjëherë pas kësaj erdhi bashkpunimi i tyre i dytë por tani bashk edhe me Eni Koçin: “Nuk e kam zakon të realizoj këngë komerciale, dhe kjo duket nga fakti pasi shumë bëjnë këngë gjatë verës, ndërsa unë në dimër. Kombinimi i mirë ishte te kënga e parë por edhe e dyta, ku kemi marrë edhe Enin dhe ka dalë shumë mirë”, tregon reperi Gold Ag. E sa i përket jetës private ai u përfol për një lidhje të mundshme me Greta Koçin, por që gjithçka sipas tij nuk është e vërtetë.“Jo, mes nesh ka vetëm raport pune dhe asgjë më shumë. Tek ish-kryeministri Sali Berisha kemi qenë thjesht për qejf. Unë kam pasur qejf ta takoj dhe kaq”, përfundon Gold Ag.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Gold Ag: E Vërteta E Lidhjes Sime Me Greta Koçin, Dueti Që Na Bëri çiftin E Përfolur