>
BIOSHQIP

Gold Ag I Përgjigjet Prokurores Maqedonase

01-06-2014
Reperi Gold AG ka reaguar ndaj prokurores maqedonase Gordana Gesovska, lidhur me procesin gjyqësor “Monstra”, ku ajo në dosjen e aktakuzës përmendi emrin e këngëtarit dhe këngën e tij “Për ty o Gostivar”, me arsyetimin e saj banal se gjoja të dyshuarit shqiptarë janë inspiruar nga kjo këngë dhe kanë kryer vrasjen e pesë maqedonasve pranë Liqenit të Smilkovcit në Shkup.

Prokurorja Gordana Geskovska e veshi shpalosjen e akuzës së saj, edhe me disa vargje të këngës “Për ty o Gostivar” të Gold AG të marra nga kompjuterët e të akuzuarve që sipas saj kanë frymëzuar sulmuesit.

“Më vjen keq që ndodhin këto gjëra në këtë shekull, këngët e mia i ka secili shqiptar në shtëpitë e tyre. Nuk është normale të jetë dëshmi një këngë e cila ka përmbajtje nacionaliste. Edhe maqedonasit e serbët kanë këngë kundër shqiptarëve bile edhe më të rënda se kënga e Gostivarit”.

“Shpresoj që kjo mos të përsëritet më, për shkak se kënga është art dhe realitet ku jetojmë. Nëse dënohen me këto prova veç për këngën atëherë është turp për atë shtet që ngre akuza pa bazë. Edhe njëherë më vjen keq për krejt këtë që flitet. Këngët e mia i posedon secili shqiptar, mos të luhet me ndjenjat e popullit. Mos të gjykohemi vetëm se mundet, dikush të na poshtërojë vetëm se i vjen kah dora”, ka shkruar Gold AG në përgjigjen e tij të dhënë për INA, pasi që është pyetur përmes rrjetit social Facebook.
(Telegrafi)

Gold Ag I Përgjigjet Prokurores Maqedonase