>
BIOSHQIP

Gold Ag, Në Fund Të Korrikut Publikohet Videoklipi I Ri “Unë”

09-07-2014
Reperi Arian Agushi, apo si e quajnë Gold AG, në një intervistë për gazetën Tribuna ka treguar arsyen se pse ka anuluar koncertet gjate muajit të Ramazanit. Po ashtu ai ka shpalosur edhe detaje për këngën e tij të re që ia ka kushtuar shqiptareve të Maqedonisë si dhe ka treguar për projektet e tij të reja muzikore.



Tribuna: I keni anuluar koncertet përgjatë muajit të Ramazanit, na tregoni arsyen pse? Gold AG: I kam anuluar koncertet të gjitha gjatë muajit të Ramazanit pra deri në ditën e Bajramit. Fansat e mi shumica prej tyre agjërojnë, kështu që nuk kam pasur dëshirë as t’ju ndërhyjë atyre as në iftar e as në syfyr, ashtu si nuk kam dashur të ndërhyjë në veten time as në fansat e mi për shkak se muzikën që e bëj, e bëjë për ta. Pra arsyeja pse kam anuluar koncerte është të mos i pengoj fansat e mi për agjërim.



Tribuna: Ju sapo keni lansuar këngën tuaj të re për Shkupin, pse pikërisht këngë për këtë? Gold AG: Është këngë që më ka ardhur ashtu në moment sikur të gjitha këngët tjera që i bëj ashtu me zemër të plastë, qysh vijnë shumica e teksteve të mia, kështu që edhe kjo këngë ka qenë një dëshpërim prej atyre politikanëve që asnjë fjalë nuk e kanë fol, as ata të Maqedonisë e as këta të Kosovës e as të Shqipërisë, as askush nuk ka thënë asgjë për atë ngjarje që ka ndodhur atje që ka shkuar gjaku i të rinjve tanë shqiptarë, kështu që e kam bërë mënyrën time që e dua unë. Kam pas komente prej atyre adoleshentëve se me të vjetërit e kuptojnë realitetin, Më kanë thënë se pse nuk po shkon të luftosh atje, nuk mundemi të luftojmë me gurë e ata me bomba, kështu që unë kam dëshirë të ja tregoj mllefin në atë mënyrën time pra me këngë, por nëse është puna të shkoj të luftoj unë shkoj, por arma ime është kënga.



Tribuna: Me kënd ke bashkëpunuar për këngën? Gold AG: Tekstin e kam shkruar vet, muzikën e ka bërë Dj Suat, e kënga është incizuar në studion e Florent Boshnjakut Tribuna: A do të kemi album nga ju këtë vit? Gold Ag: Po do të kem album këtë vit. Albumi del pas muajit të Ramazanit, është shty pak dalja e albumit për shkak të publikimit të këngës ‘Shqiptar’ dhe e ka ndërruar komplet kohën e daljes së albumit. Albumi do t’i ketë 18 ose 19 këngë. Për album kam bashkëpunuar si zakonisht me Dj Suat dhe Florent Boshnjakun, kurse tekstet i kam të shkruara vetë.



Tribuna: Po ndonjë projekt tjetër muzikor a do të kesh? Gold AG: Më 28 korrik për datëlindjen time del dhe një videoklip i ri i një kënge të albumit tim dhe titullohet ‘Unë’. Është një këngë më ndryshe prej tjerave, diçka më shumë tregoj për vetën time, Nuk është diçka patriotike dhe është rep origjinal, pra rep çfarë bëjë unë. Videoklipin e ka realizuar ‘M Producion’.



Tribuna: Do të vazhdosh pastaj me koncertet? Gold AG: Mbas muajit të Ramazanit vazhdoj me koncerte si në Preshevë, Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. Ka ende kërkesa të mëdha për koncerte por të shohim si po shkojnë punët
(Arbnora Xani)

Gold Ag, Në Fund Të Korrikut Publikohet Videoklipi I Ri “Unë”