>
BIOSHQIP

Gjykata E Shkupit: Mos Dëgjoni Gold Ag Se Do Të Dënoheni Me Burg Të Përjetshëm

09-10-2014
Shqiptarët duhet të kenë shumë kujdes dhe të mos i dëgjojnë këngët e këngëtarit Golg AG dhe të mos mbajnë literaturë fetare në shtëpi ose në kompjuterë, pasi mund të përfundojnë në burg dhe të dënohen me burg të përjetshëm.

Kënga e këngëtarit Gold AG “Ty o Gostivar” e gjetur në kompjuterin e njërit prej të dënuarve me burg të përjetshëm për rastin “Monstra” është përkthyer në maqedonisht dhe është shkruar si një nga provat që e ka bind trupin gjykues për të sjellë këtë vendim. Po ashtu edhe literatura fetare e gjetur në shtëpitë dhe kompjuterët e të dënuarve është shënuar si provë e gjykatës për sjelljen e këtij vendimi.

Aktvendimi 186 faqesh që shkroi Gjykata Themelore Shkup 1, për 100 ditë të tëra për rastin “Monstra”, sipas avokatëve mbrojtës të të dënuarve nuk është gjë tjetër përpos përshkrim i procesverbaleve nga fillimi deri në fund të procesit gjyqësor.

Asmir Alispaiq, njëri nga avokatët e të akuzuarve thotë për “Lajm” se vetëm janë përshkruar procesverbalet, nga fillimi në fund.

“Kemi vetëm një përshkrim të procesverbaleve. Mendoj se çdo dëshmi ishte dash të elaborohej veç e veç, dhe çdo dëshmitar që ka qenë në gjykatë ishte dash të elaborohej. Ishte dash konkretisht të tregohej kush me çfarë veprimesh e ka kryer veprën. Filani ka bërë këtë, tjetri këtë. Megjithatë në aktvendim nuk ka të shkruar asgjë të tillë. Janë vetëm procesverbalet e procesit gjyqësor nga fillimi në fund”, thotë ai.

Avokati sqaron se kënga e Golden AG dhe literatura fetare që I ka shënuar gjykata si prova kundër të dënuarve janë irelevante për këtë proces gjyqësor.

“Ajo është një këngë që gjendet në Yutube dhe vetë autori I këngës e ka vënë aty. Çdo qytetar i Maqedonisë mund të klikojë dhe ta dëgjojë atë. Mendoj se kjo është irelevante për një ngjarje serioze që ka ndodhur. Po ashtu edhe literature islame e gjetur në kompjuterët e të akuzuarve nuk mund të jetë provë. Mendoj se çdo qytetarë qoftë i besimit islam apo të krishterë mund të mbajë literaturë fetarë pasi nuk janë të ndaluara me Kushtetutë. Literature të tilla ka në internet dhe janë të kapshme për çdo njëri”, thotë avokati Alispaiq.

Ai sqaron se edhe katër dëshmitarët që i ka sjellë prokuroria, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodh vrasja e pësëfishtë në pyetjen nëse ndonjërin nga të akuzuarit që janë në gjyq e kanë parë në vendin e ngjarjes, ata janë përgjigjur se asnjërin prej të akuzuarve nuk e kanë parë, sërish u soll ky aktvendim gjyqësor.

Më 30 qershor të këtij viti Gjykata Themelore Shkup 1 dënoi me burg të përjetshëm për veprën terrorizëm Alil Demirin, Vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Azirin, Haki Azirin dhe Sami Lutën. Ata akuzohen se më 12 prill të vitit 2012 kanë vrarë 5 maqedonas në afërsi të liqenit Smillkovcë.

Pala mbrojtëse ka paralajmëruar se do të ankohet tek Gjykata e Apelit, tek e cila edhe shpresojnë se do të gjejnë drejtësi.
(Indeksonline)

Gjykata E Shkupit: Mos Dëgjoni Gold Ag Se Do Të Dënoheni Me Burg Të Përjetshëm