>
BIOSHQIP

Gold Ag “Po Isha Në Polici, Deklarova...”

27-11-2014
Reperi i njohur shqiptar, Gold Ag, mëngjesin e së enjtes e ka kaluar në polici, ku ka dhënë një deklaratë pas padisë së Alma Lamës. Mendimet e tij për policinë e Kosovës janë shumë interesant.

Kënga “Shqiptar 2” që publikoi Gold AG ditë më parë, shkaktoi një stuhi të madhe të reagimeve, pikërisht si versioni i parë i këngës “Shqiptar”.

Alma Lama këtë herë ishte ajo që ngriti padi për reperin, pas fjalëve fyese ndaj saj, por kjo gjë nuk i ka lënë përshtypje reperit, i cili u mor në pyetje nga policia për këtë gjë.

“Kam dhënë deklaratë në polici, sikurse për çdo padi që bëhet ndaj njerëzve”, “Unë flas nga zemra e plastë, nuk e bëj për famë. Por, them se policia e Kosovës është policia më e mirë në botë”, tha Gold Ag në emisionin Wazzup në Klan Kosova.
(Indeksonline)

Gold Ag “Po Isha Në Polici, Deklarova...”