>
BIOSHQIP

Reperi Gold Ag Përsëri Në Polici

01-12-2014
Të hënën, reperi i njohur si Gold Ag qëndroi për më shumë se tre orë në njësitin e hetimeve rajonale në Prishtinë. Ai u intervistua pas një kallëzimi penal që ju bë atij për nxitje të urrejtjes.

Por, vetë këngëtari po mohon që me këngën bëri diçka të keqe, transmeton KlanKosova.

“Unë dhashë deklaratën time se çfarë kam menduar në atë këngë, dikush e ka interpretuar ndryshe. Sido qoftë, këta e dinë më mirë dhe fjalët janë në tekstin që kam shkruar, kështu që herët a vonë do të dalë e vërteta. S’ka pasur lidhje me nxitje urrejtjeje as kurrgjë tjetër”.

Agushi po insiston se në tekstin e tij s’e ofendoi askënd.

“Kurrë në jetë nuk e ofendoj askënd, as s’e kam ofenduar. Askush të mos ndihet i ofenduar. Unë askënd në jetë se ofendoj, qoftë edhe ndonjë kafshë”, tha Agushi.

Gold Ag pas daljes nga stacioni policor u prit nga nëna e tij, por nuk munguan as fansat të cilët kishin dalë për ta pritur.
(Indeksonline)

Reperi Gold Ag Përsëri Në Polici