>
BIOSHQIP

Blacklion Duet Me Gold Ag

05-02-2015
Rep këngëtari i ri nga Prishtina pas disa hiteve të realizuara ku prekin tema sociale, pritet që të sjellë në treg një tjetër këngë, këtë herë në bashkëpunim me reperin tjetër Gold Ag.

Diamant Sinanaj apo i njohur ndryshe si Blacklion ka vendosur që tematikën e këngës në duet me Goldin ta bëj përsëri për raste sociale, ku në një status të tij ka zbuluar disa vargje të cilat thuhen: ''Pare s'kemi pas, shpesh na u lidhke pshtyma n'fyt, amo, hala ka shije, qajo, buka me kryp''.

Në ndërkohë mësojmë se reperi i ri përvec këtij bashkëpunimi do të vij me një tjetër këngë kushtuar ikjes së kosovarëve në perendim.
(Indeksonline)

Blacklion Duet Me Gold Ag