TEKSTESHQIP

Gold AG
Kosova Republikë
Lyrics
(Feat. Andin Randobrava)

Gold AG:

Kur s'duron zemra shperthen veq e verteta
Gajle permi gajle kejt e rrast koka jeta
Shumica e harrun ata qka e perjetun
Kush po don qysh po don me neve o ka lun
U harrun ditet e ftofta e gjaku qe u derdh
Pozita qe e kini s'di juve pse ju erdh
Na shkoi dita e nata me protestë e demostrata
Veq per mi pas n'dor kejt ato qka i pata
E nanat e ngrata kta mas mirti e din
A thu kthehen gjall fmija te shpija kur vin
Spaska rahati pa u bashku cepum-cep
Pa e nxjerr hakun e fmive t'vram n'djep
Njejt si perpara e bojm Rezistencen
T'fala Anglis thuj ta q* Konferencen
Se vakti i ka ardh kejt mu kthy ne ven t'vet
E bashkume Shqipnia me ni flamur ni shtet.

REF:

Ty të kam jetë e atdhe
Sa e madhe që më je
Sa njerëz për ty jetën e kan dhan
Shqipëri ja ku më ke
Per ty vdes për ty kam le
Kuq e zi valon anë e mbanë

Gold AG:

Vitet kalojn e vjen i njejt Janari
Trazira ka gjithkund lot e gjak Shqiptari
Politika po flen e ti shaj qa dush thuj
Po menojn qe gjith ju hec kungulli permbi uj
Garant e ki harru ni moment qe ki me dek
Se rrena e hajnia kejt mrena ju ka pjek
Mos fola keq se pom doket ju ronova
Veq gabimet e juve kejt p'i lan Kosova
Puna kerkun hiq ju po doni lavdrata
Pse kurr nuk i boni ato qe i thoni n'fushata
U msum me ato fjal qe kejt kontra na kan dal
Po pom doket qe ksaj here koha kurr sdo me na fal
S`mun asni pakic t'mir anash me mledh
Pun e madhe ti a ki se aj ka vi veq per me vjedh
Fundi i ka ardh e po du me qit pik.
Se dej sa t`ka Shqiptar kjo Kosov o Republik.eey

REF:

Ty të kam jetë e atdhe
Sa e madhe që më je
Sa njerëz për ty jetën e kan dhan
Shqipëri ja ku më ke
Per ty vdes për ty kam le
Kuq e zi valon anë e mbanë

DËRGOI: