>
BIOSHQIP

Gresa Behluli, I Fejuari Enigmatik është Nga Prishtina

18-09-2013
Ka më se një vit që kur publikoi lidhjen e saj të dashurisë, mbase thuri edhe fejesën, por karakteristikë te Gresa Behluli është fshehja e identitetit të djaloshit të saj edhe pas një viti. Madje deri më tani nuk ka publikuar akoma një foto bashkë me të. Gresa ka vendosur që deri në ditën e martesës mos të flasë në opinion për të fejuarin e saj edhe pse na bënë të ditur se martesa e saj është shumë afër.



“Nuk kemi caktuar ende ndonjë datë të martesës, por mund të ju them se shumë shpejt do të martohem. Nuk kam dashur që të fejuarin tim ta ekspozoj në publik. Ai është një djalosh nga kryeqyteti dhe nuk është fytyrë publike, por në ditën e martesës mund të flas më shumë për identitetin e tij”, ka thënë ajo për “Zëri”.



Bashkë me martesën, ajo do të sjellë edhe një projekt të ri, duke kompensuar kohën e mungesës së saj në skenë. “Është bërë një vit që nuk ka realizuar ndonjë projekt të ri muzikor. E di se u kam munguar fansave të mi, mirëpo kam vendosur që shpejt ta plasoj një singël të ri të cilin do ta sjellë bashkë me videoklip. Kënga po ashtu edhe videoklipi do të jenë të stilit tim, dhe besoj se adhuruesit do ta pëlqejnë. Në fakt jam në përfundim të këngës, dhe menjëherë do të nisë me xhirimin e videospotit”, shton ajo.



Ndërkaq puna në kryeministri po e bënë të ndjehet mjaftë komode. Ajo vazhdon punën si këshilltare në zyrën ligjore në kryeministri. “U bë kohë që jam në zyrën ligjore të kryeministrisë, punoj në profesionin tim të drejtësisë ku edhe kam kryer masterin për këtë drejtim dhe jam mjaftë komod në këtë pozitë”, shprehet në fund ajo.
(Zëri)

Gresa Behluli, I Fejuari Enigmatik është Nga Prishtina