>
LETERSISHQIP

Pragu

E shkela e kapërceva
Tërë ditën
Pragun tim të rregjur
E kam shkelë kështu edhe më parë
Tërë jetën
E ai njësoj
As është mërzitur as është ankuar
Edhe kur e kam shkelë
Edhe kur e kam kapërcyer
Edhe kur s'e kam përfillur
Dhe nuk e kam përshëndetur
Edhe unë nuk jam ankuar
Kur në të jam penguar
Ai në heshtje më ka pritur
S'është mërzitur e s'më ka mallkuar
Ura ime e jetës
Ura mes zhurmës e qetësisë
Mbase ndonjëherë do ta lë vetëm
Ose do t'ia lë miras tim biri.