>
LETERSISHQIP

Pa Shenjën E Zodijakut

Ai i mori erë urisë
Kur u lind.
I mori erë barotit
Kur u rrit.
I mori erë vdekjes
Kur u ngrys.
Ra shiu rrëke
E ia vërshoi varrin
Se nuk e kishte shenjën e vet
Të Zodiakut.