>
BIOSHQIP

Hersi Vazhdon Turneun Promovues Në Maltë

11-04-2014
Hersiana Matmuja, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion 2014, vazhdon të udhëtoje nëpër Evropë. Si pjesë e turneut të saj promovues, ajo vizitoi kryeqytetin e Maltës, Valletta dhe mori pjesë në trasmetime të radio-stacioneve dhe televizioneve të Maltës. Hersi shpjegoi se pse ajo zgjodhi për të kënduar në anglisht dhe jo në shqip, dhe ajo gjithashtu shpjegoi se ajo është gati për të shkuar në Eurovizion. "Prezantimi im i parë në skenë ka qenë në moshën 16 vjeçare," tha ajo. "Tani unë jam 24 dhe unë mendoj se jam e rritur mjaftueshëm për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion."



Prezantuesi i stacionit televiziv kombëtar të Maltës TVM, u perpoq të thoshte në shqip "Zemërimi i një nate" dhe me pas i uroi Hersit suksese në Eurovision Song dhe me studimet e saj. Hersiana ishte edhe në Radju Maltë 2 ku ajo i dha dëgjueseve edhe më shumë njohuri për këngën e saj "One Night's Anger". Hersiana do të jetë gjithashtu në Hungari dhe Mal të Zi, si pjesë e turneut të saj promovues për Eurovizionin.
(Teksteshqip.Com)