>
BIOSHQIP

Ja Kush është Ibrahim Kasami, Këngëtari Që E Kallë

30-11-2016
Ibrahim Kasami është ndër ata këngëtar që me zërin e tyre kanë bërë vend në zemrat e publikut të gjërë. është nga Tetova dhe rruga e tij në muzikë ka nisur që në fëmijëri, e trasuar nga i ati, që i binte mrekullueshëm kavallit. Dashuria e parë e Ibrahimit ishte çiftelia dhe tingujt e saj të mrekullueshëm.



Më pas, Ibrahim Kasami nisi të këndonte e të dëshmohej në shumë vende, duke u bërë edhe tejet i angazhuar në mbrëmje, dasma e ahengje.

Këngëtari në vitin 1998 editoj albumin e parë muzikor, që pati sukses dhe i hapi shumë dyer. Me kalimin e viteve, këngëtari sjelli projekte të ndryshme, këngë, albume...

E veçanta e tij është se përherë këndon live dhe e ndez atmosferen kudo ku shfaqet.



Ibrahim Kasami së fundi ka prezantuar videoklipin e këngës së Hysen Ages, që është mirëpritur nga dashamirët e muzikës së tij, ndërkaq së shpejti shfaq edhe videoklipin e këngës me titull "Digju zemër".

Këngëtari gjithashtu do të jetë i pranishëm edhe në projektet festive të vitit të ri.
(Blerand Rexhepi / TeksteSHQIP.com)

Ja Kush është Ibrahim Kasami, Këngëtari Që E Kallë