>
BIOSHQIP
Biografia
Grupi ILIRET eshte formu ne vitin 1981 dhe po at vite e kan bere inxhizimin e pare ne RTP. Kenga e pare eshte titulluar "MERITA" dhe ne at vite ka qen hiti ma i madh edhe sot kjo keng mbahet ne mend. Iliret kan qen grupi me aktive ne vitet 80ta dhe 90ta kan editur mjaft kenge, por veçohet si grup i cili ka qen shum prezent ne paraqitje LIVE dhe jan te njohur me stilin e tyre rock folk dhe sot e asaj dite ata e kultivojn kete stil. Ne kete grupe kan mare pjese shum shum instrumentist te medhenj:
Shemsi krasniqi Shemi vokal)
Agim Berisha (bass kitar)
Pren Berisha (solo kitar)
Shkelzen Veseli (solo kitar)
Naser Abdullahu (baterist)
Valton Beqiri (klaviaturist)
Suzan Tashi (kitarist)
Arben Godanca (kitarist)
Flamur Lokaj (bass kitarist)
Arlind Zeqiri (saxafon)
Robert Berisha (klaviatura)
Florent Boshnjaku (klaviatura) etj.

Pothuajse secila këngë që është interpretuar nga Krasniqi në kuadër të grupit “Ilirët” në njërën formë apo në tjetrën e prekte hallin e shqiptarëve. Kjo veçanërisht gjatë viteve të nëntëdhjeta.

“Oj hapsane e lyme me kallaj, të kam mbajt në mendje dhe të mbajë. Si harrojë torturat ç’mi ke shtu, kënd pa e vrarë e kënd pa e varru”, është njëra nga këngët që sikurse me videoklipin edhe me tekstin e këngës trajtonte burgosjen e shqiptarëve nga pushteti serb.

“Përveç një teksti të një kënge, të gjitha tekstet tjera i kam shkruar vetë”, thotë shkurt Shemsi Krasniqi, teksa tregon për këngët që i ka krijuar për dekada me radhë.

Gjatë bisedës ai tregon se si gjendja e rëndë nëpër të cilën po kalonin shqiptarët e Kosovës e kanë inspiruar që t’i shkruaj tekstet e ndryshme, të cilat më pas t’i bëjë këngë.
Siç tregon Krasniqi, i ati i tij kishte qenë njëri nga të mbijetuarit e Masakrës së Tivarit ku u grumbulluan shqiptarët nga pushteti serb u dëbuan në qytetin malazez, dhe më pas u ekzekutuan.

Ndërkaq, në vitet e nëntëdhjeta në Kosovë kishte nisur aksioni “Falja e Gjaqeve”, që ishte udhëhequr nga Anton Çetta, aksion ky pas së cilit mijëra familje që ishin në gjak me njëri-tjetrin ia patën shtrirë dorën e pajtimit njëri-tjetrit. Këngëtari, që tashmë ka kaluar të pesëdhjetat thotë se ishte përpjekur ta ngrisë vetëdijen tek popullata se nuk është koha të bëhen vrasje në mes vete, por të organizohen për t’iu kundërvënë pushtetit të Sllobodan Millosheviqit.

Shemsi Krasniqi dhe grupi “Ilirët” kishin kënduar edhe dhjetëra këngë të tjera, siç ishte edhe ajo “Larg vendlindjes” që trajtonte çështjen e azilantëve kosovarë që gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, jetonin të vetmuar nëpër shtetet perëndimore, ku njihet edhe refreni “Oj Kosovw ty tw kam hajmali”.

Edhe pse, në raportuarin e “Ilirët” ka edhe dhjetëra këngë të tjera, që trajtojnë fatin e keq të shqiptarëve, ky grup i ka kënduar edhe dashurisë e jetës rinore. Njëra nga to është hiti kamotshëm “Kazanova”. E tërë kënga, fund e krye flet për vajzën e re prishtinase të viteve të shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta.

“E kam dashur jetën e lehtë, kam qenë edhe muzikant, kam pasur edhe femra, ka diçka aty. Kazanova lidhet me mua, sepse, unë s’kam ditë as kur është natë as kur është ditë. Kam fluturuar tërë kohën. Tash është më lehtë, përpara ka qenë e vështirë”, ka thënë Shemi.

Në vitin 1990, Ilirët publikojnë albumin "Zgjohu Kosovë".

Në vitin 1994, Iliret & Ganja publikojnë albumin "Iliret & Ganja 1".

Në vitin 1996, Ganja & Ilirët publikojnë albumin "Tri Pika".

Më datë 25 Prill 2012, Iliret publikojnë videoklipin "Trupi Pa Shpirt". Muzika e këngës u punua nga Besim Bunjaku, teksti u shkrua nga Besim Bunjaku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Besim Bunjaku.

Më datë 21 Nëntor 2012, Iliret publikojnë videoklipin "Rini Thuaja Kënges". Me këtë këngë, Iliret marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 13 në vitin 2014.

Në vitin 2012, Ilirët publikojnë albumin "Moj Kosove". Shemi sjell ne grup freski dhe fton ne grup Besim Bunjakun (Bass Kitarist), Shemsi Gashi (Baterist) Dhe Drilon Galica (Solo Kitar) dhe me kete garniture ILIRET editojne albumin me 13 keng dhe fillone nje epoke e re per grupin.

Më datë 5 Prill 2013, Iliret publikojnë videoklipin "Qaj Mirvete".

Më datë 26 Nëntor 2013, Iliret publikojnë videoklipin "Shum Po M'pëlqen", në bashkëpunim me Mc Gima & Readi.

Më datë 3 Prill 2014, Iliret publikojnë videoklipin "Jeta Në Gurbet", në bashkëpunim me Beni Baksi.

Më datë 9 Prill 2014, Kengetare Te Ndryshem publikojnë videoklipin "N'kufi Te Vjeter". Muzika e këngës u punua nga Korab Shaqiri, teksti u shkrua nga Naime Beqiraj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Korab Shaqiri. Videoklipi u prodhua nga EMF Creative.

Më datë 15 Tetor 2014, Gold AG publikojnë videoklipin "Fjalët E Qiririt", në bashkëpunim me Ganimete Abazi & Ilirët. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Në vitin 2015, Ilirët publikojnë albumin "Ilirët Me Miq".
KATEGORI: