>
LETERSISHQIP

I Kalitur

Kam ecur mbi ura që njëherit lidhnin lumturinë dhe vuajtjen,
Kam ecur mbi ura që njëherit lidhnin trishtimin dhe gëzimin,
Kam ecur dhe mbi ura që lidhnin miqësinë dhe armiqësinë.
Kam notuar mbi lumenj lotësh si një mjellmë e humbur,
Kam notuar dhe në ujëra të trubullta
E kam lundruar mbi rryma të ujit si një barkë pa vela.

E unë...
Përsëri i kalitur në bujari