>
LETERSISHQIP

28 Nentori

Shqipni po te qesh ty shume ftyra
Por nje vransine ti ke ne vetull
Shqiponjes ne flamur i buzeqesh Liria
Trupi i coptuem dhimbje e mbetun

Heeej Shqipni nane e plagosun
Ty qe te parin Zoti te solli ne Toke
Kaluan shekuj n'ket bote te pluhnosun
Prap gjalle ke ngel je ba ma e forte

28 nentor shkru me germa gjaku
Shkru me germa qe tokes ia dhuroi Zoti
Cdo shkronje me arom zambaku
Cdo shkronje e lare me pika loti

Gjithmone Shqipni ty jane mundue
Qe bijte te jen n'sherr e te percame
Me disa fe dot s'te kane ngaterrue
Se ti gjitmone ke dale e lame

Me 28 nentor ne Krujen Trime
Gjergj Kastrioti valviti Shqiponjen
Ne te njeten dite plot rrezatime
Ismail Qemali me flamur e hijeshoj Vlonen

Po prap ket dite fat ka shqiptari
Kosoves Shkjau flaken ia vuni
U ngrit ne kam UCK-ja Clirimtari
E bashke me miq Shkjaun e mundi

E di Shqipni vransine ke ne vetull
Shume shpejt vransia ka me tu tretun
Shume shpejt ty plaget do te sherohen
Shqiptaret bashke ne nje shtet t'bashkohen

Do te kemi prap 28 Nentor
Qe trupi yt do te cohet ne kame
S'do jesh sakate me dhimbje n'krahnor
Por si dikur do jesh Zoje e Rane