>
BIOSHQIP

Jurgen Kaçani: “Këngën E Trashëgoj Nga Familja”

25-03-2015
Ai është I ri me moshë, por jo dhe me karrierë. Është ky Jurgen Kaçani, vëllai I këngëtares së njohur vlonjate, Mariolës, I cili na flet mbi karrierën e tij disa vjeçare, por edhe për të rejat që pritet të sjellë.

Teksteshqip: Jurgen, saktësisht kur ke nisur të këndosh?

Jurgeni: Pjesëmarrja ime e parë ka qenë në Festivalin e Këngës popullore në qytetin e Vlorës, kur isha 8 vjeçar. Ishte gjithashtu dhe Festivali i Parë i Këngës Popullore për Fëmijë me një juri këngëtarësh, simbole të muzikës vlonjate të asaj kohe, me kryetare Meliha Doda. Kënga me të cilën performova ishte "Dallëndyshe e vogël o ", e cila gjendet dhe në YouTube.

Teksteshqip: Është pak interesant në ditët e sotme të dëgjojmë se një i ri merret me muzikën e mirëfilltë. Na thuaj Jurgen, si u përcaktuat në këtë fushë?

Jurgeni: Këtë lloj muzike e kam traditë, jo vetëm për faktin se kam nisur që në fëmijëri, por edhe pse ndër breza familja ime ka qenë në tingujt e këngës popullore.



Teksteshqip: Duke ditur se jeni në skenë bashkë me motrën, Mariolën, na thoni kush e përcaktoi këtë dyshe?

Jurgeni: Nuk mund të themi se e përcaktova unë apo Mariola, po fati deshi që të jemi motër e vëlla, të dy këndojmë dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe. Pastaj, ku ka më bukur se sa një duet motër e vëlla…

Teksteshqip: Sa ka dhënë vendlindja për Mariolën dhe Jurgenin?

Jurgeni: Vendlindja për ne ka dhënë shumë, shqiptarët brenda në Shqipëri, por edhe ata të cilët jetojnë në mëgrim. Pa ta nuk do ishim këto që jemi, ata janë suporti më i madh i joni dhe u jemi shumë mirënjohës për të gjitha. Kudo që kemi qenë nëpër botë, kemi parë një respekt të paparë do thoja, që na bën akoma e me shumë krenar.

Teksteshqip: Me kë bashkëpunoni zakonisht për projektet e reja?

Jurgeni: Kemi pasur bashkëpunime shumë të mira me Adrian Hilën, Sokol Marsin dhe kohët e fundit me Edmond Zhulalin.



Teksteshqip: Jurgen, a do t'ju shohim së shpejti me një album?

Jurgeni: Nuk jam i sigurt për një album, po sigurisht me një këngë të re së shpejti. Jemi në pregaditje e sipër.

Teksteshqip: Si fillon dhe mbaron një ditë për ju?
Jurgeni: Një ditë e zakonshme e imja kalon duke dalur me miqtë e shokët e mi. Disa orë ja kushtoj muzikës, ulem në studio dhe punoj diçka të re. Dhe disa orë s’disktutohet, me familjen time.

Teksteshqip: Jurgen, ne të falenderojmë që gjete kohë për portalin tonë. Për fund dëshiron të shtosh diçka për portalin dhe fansat?

Jurgeni: Ju falenderoj dhe juve Arsim për intervistën dhe është kënaqësi për mua. Për portalin TeksteShqip.com dua të shpreh mirënjohjen time për punën tepër të vlefshme. Është një ndihmë e madhe për ne këngëtarët, shpeshë nëpër koncerte na kërkohet ndonjë këngë që dhe mund ta kemi harruar tekstin, me të klikuar në portalin tuaj, shërbehemi për të gjitha që na duhen. Ndërkohë, falenderoj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për mbështetjen e madhe që na japin. Ju falenderoj nga zemra, me respekt, Jurgen Kaçani.
(Arsim Kolari/Teksteshqip.com)

Jurgen Kaçani: “Këngën E Trashëgoj Nga Familja”