TEKSTESHQIP

Këngë Shkodrane
Karajfil Të Zgjodha
Lyrics

Karajfil të zgjodha,
O në bahçe të mblodha! (2 herë)

Shpirtin tem me ty ç’e mora
O i shumi un, o i shumi!

Ref.:
Jarnanana, jarnane
Moj e vogël, e kuja je?
Jarnanana, vaj medet
Dhe në vdeksha dhéu nuk m'tret.
Aman aman, amane!

Sa hije të paska
O ty mori shamia!

Për gjith dit m'shtohet dashnia.
O i lumi unë, o i lumi!

Ref.: Jarnana e …

Sa hije të paska
O ty mori tasfesi!

Për gjith dit m'shtohet kujdesi
O i lumi unë, o i lumi!

Ref.:
Jarnanana, jarnane
Drandofille e vogel je.
Jarnanana, oh bu bue,
Të kam dasht edhe të due
Aman aman, aman amane!