TEKSTESHQIP

Këngë Shkodrane
Asaman Moj Drandofille
Lyrics

Asaman moj drandofille
M’je nji lule për sevda.
Për së gjallë vorrin ma çile
Prej k’saj jete don me m’da.
Zemra jeme m’u ndez flakë
S’kam ku flas njiherë me ty.
A mendon se ke me u plakë
Ke me dekë, n’vorr me u ndry.
Zemra jeme m’asht ba birë
E m’asht ba si karabojë.
T’u ba faqja si limoni
E ke pasë si shebojë.
Kur të pashë moj tuj gjimue
Faqja jote ba jeshil.
Thashë: - Medet ç’po hjekë për mue
E shkreta moj drandofill!
Unë i mjeri unë i ngrati
Jeremi m’u ba kjo jetë.
Sielli sytë e shiqoj malet
S’di se kah me dalë me tretë.